---
description: Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi një Përfaqësues të ri Special të BE-së (EUSR) për Kosovën dhe zgjati mandatet e përfaqësuesve aktualë për Bosnjë e Her
title: BE-ja emëron Dirk Schubel, përfaqësues të ri për Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/13/a8d56153-5970-4af8-a939-f2ac1479ff9f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

![Dirk Schubel](https://resources.koha.net/images/2026/July/13/a8d56153-5970-4af8-a939-f2ac1479ff9f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Dirk Schubel

- 13 korrik 2026 12:21
- Shpërndaje në:

- 13 korrik 2026 12:21
- Shpërndaje në:

## Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS. Më herët, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor (2022-2024), ndërsa ka qenë edhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019-2022) dhe në Moldavi (2009-2013)

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman, Dirk Schubel, si përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për Kosovën.

Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar estonezin Aivo Orav.

Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS.

Më herët, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor (2022-2024), ndërsa ka qenë edhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019-2022) dhe në Moldavi (2009-2013).

[Edhe ![Gjermani Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/59c76c8b-d69e-4b8e-91d3-80b495b4dd4a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Gjermani Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/gjermani-dirk-schuebel-merr-detyren-si-ambasador-i-be-se-ne-kosove)

Sipas vendimit të Këshillit të BE-së, mandati i Schubelit do të përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.

Ai do të monitorojë përparimin në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, do të kontribuojë në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve, si dhe do të promovojë koordinimin politik të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Mandati i tij përfshin, gjithashtu, ofrimin e udhëzimeve politike për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Në dy vjetët e fundit - nga 2024-ta deri në fund të marsit - në këtë funksion ishte Aivo Orav.

Në një nga deklaratat e fundit për mediat në Kosovë, Orav ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “nuk do të zhduket”.

[Edhe ![Shefi i ri i Zyrës së BE-së: Formoni sa më shpejt institucionet që t’u ndihmojmë](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/be33b368-9a02-4e9a-b172-c3382c8c7f2a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Shefi i ri i Zyrës së BE-së: Formoni sa më shpejt institucionet që t’u ndihmojmë](https://www.koha.net/arberi/shefi-i-ri-i-zyres-se-be-se-formoni-sa-me-shpejt-institucionet-qe-tu-ndihmojme)

“Dialog do të thotë gjithashtu Asociacion”, pati thënë ai.

Pas largimit të tij, ushtrimin e detyrës e ka marrë përsipër zëvendësshefja e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Në një shkrim të publikuar javën e kaluar, Palatova ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, por ka theksuar se përgjegjësia për avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës u takon udhëheqësve politikë dhe institucioneve të Kosovës.

Me atë rast, ajo ka bërë thirrje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se partia fituese - në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje - ka përgjegjësi të veçantë që të angazhohet me partitë e tjera politike për të arritur kompromis.

[Edhe ![Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE](https://resources.koha.net/images/2026/May/07/4982183c-41e7-41f1-bec7-837cc4793554.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 maj 2026 Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE](https://www.koha.net/arberi/palatova-kosova-duhet-ti-binde-27-shtetet-anetare-per-statusin-e-kandidatit-ne-be)

Kosova nuk ka institucione të qëndrueshme tash e më shumë se një vit e gjysmë, pasi tri palë zgjedhje të mbajtura brenda kësaj periudhe nuk kanë arritur t'i japin vendit një shumicë funksionale për kohë të gjatë.

"Konkurrenca politike është një tipar normal dhe i shëndetshëm i demokracisë. Avancimi i së ardhmes evropiane të Kosovës duhet të jetë një objektiv i përbashkët", ka shkruar Palatova.

[#Dirk Schubel](https://www.koha.net/tag/dirk-schubel) [#Keshilli i Bashkimit Evropian](https://www.koha.net/tag/keshilli-i-bashkimit-evropian) [#perfaqesuesi i BE per kosoven](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesi-i-be-per-kosoven)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zyra e BE-së në Kosovë do të mbetet pa ambasador edhe për një kohë](https://resources.koha.net/images/2025/November/28/daa3396d-690d-4a76-be9b-fa211f30ce7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2026 Zyra e BE-së në Kosovë do të mbetet pa ambasador edhe për një kohë](https://www.koha.net/arberi/zyra-e-be-se-ne-kosove-do-te-mbetet-pa-ambasador-edhe-per-nje-kohe)
- [![Rainer Rudolph emërohet ambasador i Gjermanisë në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/6f5e3e87-64a6-4634-8bc4-db8150c8ad07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2025 Rainer Rudolph emërohet ambasador i Gjermanisë në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/rainer-rudolph-emerohet-ambasador-i-gjermanise-ne-kosove)

[Arbëri.]() [Supremja kthen në rigjykim rastin e NPB-së](https://www.koha.net/arberi/supremja-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-npb-se)

[Arbëri.]() [Kërkohet raportimi i drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit, por Komisioni s'e miraton](https://www.koha.net/arberi/kerkohet-raportimi-i-drejtorit-te-policise-per-protesten-e-5-tetorit-por-komisioni-se-miraton)

[Arbëri.]() [Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga](https://www.koha.net/arberi/ppunetoret-teknike-te-sektorit-privat-protestojne-per-paga)

[Arbëri.]() [Gjykata e Tiranës jep vendimin për të arrestuarit në protesta](https://www.koha.net/arberi/gjykata-e-tiranes-jep-vendimin-per-te-arrestuarit-ne-protesta)

[Arbëri.]() [Studentët mbushin rrugët, përveç Tiranës përfshihen edhe qytete të tjera](https://www.koha.net/arberi/studentet-nisin-te-mbushin-rruget-pervec-tiranes-perfshihen-edhe-qytete-te-tjera)

[Showbiz.]() [Al Pacino do të nderohet me çmimin më të lartë të aktorëve në Hollywood](https://www.koha.net/showbiz/al-pacino-do-te-nderohet-me-cmimin-me-te-larte-te-aktoreve-ne-hollywood)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BE-ja emëron Dirk Schubel, përfaqësues të ri për Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/keshilli-i-be-se-emeron-dirk-schubel-perfaqesues-te-ri-per-kosoven","datePublished":"2026-07-13T12:21:44+02:00","dateModified":"2026-07-13T19:03:25+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":528,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi një Përfaqësues të ri Special të BE-së (EUSR) për Kosovën dhe zgjati mandatet e përfaqësuesve aktualë për Bosnjë e Her","url":"https://www.koha.net/arberi/keshilli-i-be-se-emeron-dirk-schubel-perfaqesues-te-ri-per-kosoven","keywords":"Dirk Schubel, Keshilli i Bashkimit Evropian, perfaqesuesi i BE per kosoven","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/13/a8d56153-5970-4af8-a939-f2ac1479ff9f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
