Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Four of 21 Serbs being tried in absentia appear dead

Court hearing

Katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99, raportohet të mos jenë gjallë. Por, kjo ende nuk është vërtetuar me ndonjë dokument zyrtar, për procesin e gjykimit në mungesë.

Kjo u bë e ditur në seancën fillestare nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Atdhe Dema, i cili nuk përmendi emrat për të cilët të pandehur bëhet fjalë. Derisa konfirmoi se lënda ndaj të dyshuarve për krime lufte u finalizua pas 3 vjet hetimesh.

“Prokuroria Speciale pas tre vjetëve hetim ka dorëzuar në gjykatë përmbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në mungesë. Katër prej tyre figuron që kanë ndërruar jetë. Megjithatë ne ende sot e kësaj dite nuk kemi pranuar dokumente zyrtare që lëshohen nga institucionet kompetente”, tha ai, raportoi KSP.

Në procesin, i cili po mbahet në mungesë, 20 nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare ishin pro vazhdimit të seancës në mungesë, përveç avokatit Shkumbin Asllani.

Ai kërkoi njoftimin e të mbrojturit të tij për shqyrtimin gjyqësor.

“Ndaras nga veprimet e Prokurorisë në lidhje me sigurinë e të pandehurve, kam nevojën e verifikimit nëse janë përmbushur në mënyrë të plotë kushtet e nenit 303 respektivisht nëse janë përmbushur obligimet për njoftimin efektiv të të mbrojturit tim për shqyrtim gjyqësor”, tha ai.

Kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi tha se Gjykata ka bërë të gjitha përpjekjet ligjore për sigurimin e të akuzuarve, por për shkak se ishte pamundësuar prania e tyre, ka ardhur në përfundim se gjykimi në mungesë mund të zhvillohet.

Ajo tha se gjykata është bindur se në rastin konkret janë bërë përpjekje të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurve.

“Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të dorëzohen. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informatë nga policia për vendndodhjen e tyre. Gjykata merr parasysh që ka të bëjë me vepër penale krime të luftës”, tha ajo.

Për shkak se seanca filloi një orë pas kohës së paraparë, është dënuar me gjobë avokatja Albana Zogiani prej një mijë eurosh, si shkaktare e vonesës.

“Gjykata në pajtim me dispozitat e kodit penal merr këtë aktvendim - shqiptohet gjobë në shumë prej 1000 ndaj avokates Albana Zogiani për shkak të vonesës në seancë përkundër faktit që e njëjta ka qenë e njoftuar se seanca do vazhdojë në orën 9:30. E njëjta erdhi me vonesë në orën 10:30”, tha gjyqtarja.

The 21 defendants from the Special Prosecution are accused of having exercised authority and effective control over the forces operating under their responsibility during the months of January-June 1999 during the armed conflict and war in Kosovo.

Sipas aktakuzës, ata kanë qenë në dijeni dhe kanë pasur informacione që kanë pasur në dispozicion, raporteve operative, komunikimeve të brendshme, dhe prezencës nëpër zona kanë qenë në njohuri të mjaftueshme për të ditur se në forcat nën komandën ose kontrollin e tyre po kryheshin veprime që përfshinë shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, përfshirë sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare me qëllim të zhvendosjes me dhunë.

According to the indictment, these actions of the defendants ultimately resulted in the organization of forced columns of Albanian civilians with the aim of deportation from Kosovo towards the state borders in the direction of the Republic of Albania and Macedonia, which in general were around 862,979 expelled civilians.

Sipas aktakuzës të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencë dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar kryerjen e këtyre veprimeve, për t’i penguar autorët ose për të raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile.

Te akuzuarit janë: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavljeviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Ljubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Ljubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Millovan Kovaçeviq.