Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren” çon drejt luftës dhe jo drejt Bashkimit Evropian.
Këto deklarata Daçiq i ka bërë gjatë një tubimi zgjedhor.
Roth në një postim në X ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të japë më para për Serbinë.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Më nuk duhet të ketë para nga BE-ja për Serbinë”, ka shkruar ai.
Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të shtunën se Serbia nuk mund të pretendojë se synon paqen kur zyrtarët e saj po e sfidojnë hapur sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, këto nuk janë provokime të izoluara por nxjerrin në pah vazhdimësinë e një doktrine të rrezikshme politike.
Konjufca has called on the international community to condemn these actions and demand accountability.
Poor Serbia! Ivica Dačić wants the Serbian flag flying over Prizren. Territorial claims against a neighbour leave me speechless. Serbian voters should know what they are deciding on 25 October. This path leads to war. It does not lead into the EU. No more EU money for Serbia!
— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) October 11, 2026