Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Former PDK MP demands resignation of entire party leadership

Bekim Haxhiu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka kërkuar dorëheqjen e krejt kryesisë së partisë, pas vendimit për t’i rikthyer për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Gjatë ditës presidentja Justina Shiroka-Pula riktheu ligjin në Kuvend me kërkesë të PDK-së për siç u tha, t’i adresuar disa elemente që mund të jenë pengesë për zbatimin e ligjit.

Pas kësaj Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së partisë së tij.

“Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00. Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd. Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë. Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve. Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete”, ka shkruar ai në Facebook.

Read other updates
The parliament of Kosovo

At the request of the PDK, the amendments to the Law on Special are returned to the Assembly

President Justina Shiroka-Pula has returned to the Assembly for reconsideration the amendments to the Law on Special, at the request of...