Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës ka nisur të martën aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e afatit të vlefshmërisë së peshoreve të përdorura në furrat që operojnë në Kosovë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar inspektimi në rajonin e Prishtinës e do të vazhdojë edhe në komunat tjera.
“Ky aksion vjen pas ankesave të vazhdueshme nga konsumatorët, të cilët kanë ngritur dyshime lidhur me mospërputhjen ndërmjet peshës së bukës së deklaruar nga shitësit dhe peshës reale të produktit të blerë. Si institucion përgjegjës për verifikimin e mjeteve matëse, zyrtarët e AMK-së kanë kontrolluar afatin e vlefshmërisë dhe rregullsinë e peshoreve që përdoren nga furrtarët. Përveç kontrollit të peshës së bukës, gjatë aksionit është verifikuar edhe nëse operatorët ekonomikë posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.
MINTI ka bërë të ditur se për [do shkelje bizneset mund të gjobiten nga 1000 deri në 10 mijë euro, nëse buka nuk është në masën reale.
Ndërsa për përdorimin e peshoreve të parregullta, subjekti mund të gjobitet 500 deri 1500 euro.
“AMK dhe IQMT u bëjnë thirrje të gjithë furrtarëve në Republikën e Kosovës që të verifikojnë me kohë afatin e vlefshmërisë së peshoreve, të sigurojnë matjen e saktë të produkteve dhe të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve. Gjithashtu, bizneset të cilave u mungon pëlqimi për kushtet minimale teknike ftohen të aplikojnë sa më parë pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim të pajisjes me dokumentacionin përkatës. AMK dhe IQMT do të vazhdojnë me aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për garantimin e saktësisë së matjeve, respektimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
-
The campaign for the removal of bulky waste begins in 72 locations in the capital
-
LDK will soon have a name for president
-
Gucati: We support the "March for Freedom", but we cannot be where Vetëvendosje is invited
-
Sveçla meets the new head of EULEX, expresses gratitude for the support in the excavations in Zubin-Potok
-
In five months, measles cases in Kosovo have doubled from last year