---
description: Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar për korrupsion, ish...
title: Kryetari Hyseni paralajmëron dorëzimin e tri kallëzimeve penale ndaj ish-kryetarit Haziri
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/21/alban-hyseni1679415283.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kryetari Hyseni paralajmëron dorëzimin e tri kallëzimeve penale ndaj ish-kryetarit Haziri

![](https://resources.koha.net/images/2023/March/21/alban-hyseni1679415283.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 21 mars 2023 18:14
- Shpërndaje në:

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 21 mars 2023 18:14
- Shpërndaje në:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar për korrupsion, ish kryetarin e kësaj Komune, Lutfi Hazirin. Në një konferencë për media në objektin e Komunës, Hyseni foli për tre raste ku ai pretendon se u keqpërdor dhe keqmenaxhua paraja publike.

Sipas Hysenit, njëri rast ka të bëjë me tenderin për ndërtimin e QKMF-së.

“Rasti i parë ka të bëjë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së është edhe nisma e keqpërdorimeve brenda këtij institucioni. Përveç fazës së ndërtimit, lidhjes së kontratave edhe kundërligjshëm edhe me përmbajtje që dëmtojnë buxhetin e komunës edhe ashtu të varfër, keqpërdorime janë bërë edhe në fazën e blerjes së inventarit dhe furnizimit të objektit të ri”, tha Hyseni.

Hyseni pretendon se miliona euro janë keqpërdorur edhe për shpronësime.

“Nga 26 milionë euro që është vlera totale e borxheve të trashëguara, vetëm në shpronësim, i kemi gjithsej 11 milionë euro, vlera e tokës në po këtë zonë është 120 euro për metër katrorë. Ndërkohë që, shpronësimi i këtyre tokave, nga komuna e Gjilanit është realizuar në vlerën prej 330 dhe 325 euro (bëhet fjalë për dy parcela të ndara që janë në kufinjë kadastral me njëra tjetrën)”, tha Hyseni.

Në LDK i mohuan akuzat.

[Edhe ![Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare](https://resources.koha.net/images/2025/September/16/6b353d95-1c6b-43a7-9cbc-78dc84253389.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 nën 2025 Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare](https://www.koha.net/arberi/hyseni-gjilani-ka-problem-me-buxhetin-por-skemi-hyre-ne-obligime-pa-mbulese-financiare)

Shefi i këshilltarëve komunal të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, tha se ky është një spektakël i kryetarit aktual, për ta fshehur mospunën.

“Edhe me këtë konferencë shtypi u pa se Z. Hyseni në mosdije dhe në paaftësi për të kryer funksionin e kryetarit të komunës po mundohet me e luajt hetuesin, prokurorin dhe gjykatësin d.m.th. në njëfarë mënyre 3në1. Është për çudi që del dhe e denoncon dhe e raporton veten e tij, qeverisjen e tij për qeverisje te keqe. I gjithë ky spektakël bëhet vetëm se për me e fshehë paaftësinë e tij për qeverisje komunale”, tha Aliu.

Por, kryetari Hyseni ka paralajmëruar se nga e mërkura provat do t’ua dërgojë organeve hetimore dhe se në të ardhmen do të ketë edhe padi të tjera ndaj ish-pushtetarëve në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- [![Hyseni: I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë](https://resources.koha.net/images/2025/November/03/645ced0c-6999-4552-be6f-6aa113e13f82.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 6 nën 2025 Hyseni: I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/hyseni-i-kemi-nisur-11-projekte-kapitale-mbi-1-milion-euro-do-ti-perfundojme-ne-mandat-te-dyte)
- [![Hyseni akuzon LDK-në se ka lënë shumë borxhe në Gjilan](https://resources.koha.net/images/2025/September/16/6b353d95-1c6b-43a7-9cbc-78dc84253389.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 sht 2025 Hyseni akuzon LDK-në se ka lënë shumë borxhe në Gjilan](https://www.koha.net/arberi/hyseni-akuzon-ldk-ne-se-kane-lene-shume-borxhe-ne-gjilan)
- [![PDK-ja me kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjilanit për punësim të jashtëligjshëm](https://resources.koha.net/images/2025/April/07/4b996d80-6ff9-4712-8d2c-cbdea66b4ff9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 pri 2025 PDK-ja me kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjilanit për punësim të jashtëligjshëm](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-me-kallezim-penal-ndaj-kryetarit-te-gjilanit-per-punesim-te-jashteligjshem)
- [![PDK dhe LDK kritikojnë qeverisjen në Gjilan, Hyseni thotë se shumica e premtimeve janë realizuar](https://resources.koha.net/images/2022/September/21/hyseni1663758103.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 mar 2025 PDK dhe LDK kritikojnë qeverisjen në Gjilan, Hyseni thotë se shumica e premtimeve janë realizuar](https://www.koha.net/arberi/pdk-dhe-ldk-kritikojne-qeverisjen-ne-gjilan-hyseni-thote-se-shumica-e-premtimeve-jane-realizuar)

[Botë.]() [Kryeministrja e parë grua e Marokut, mes mbretit, klerikëve dhe feministeve](https://www.koha.net/bote/kryeministrja-e-pare-grua-e-marokut-mes-mbretit-klerikeve-dhe-feministeve)

[Arbëri.]() [Partia më e vjetër në Kosovë asesi të gjejë stabilitet](https://www.koha.net/arberi/partia-me-e-vjeter-ne-kosove-asesi-te-gjeje-stabilitet)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2356)

[Opinion.]() [Përqafimi i “ariut” rus: Aleksandar Dugin, tweet-et mbi Ballkanin dhe gracka gjeopolitike ruse](https://www.koha.net/opinion/perqafimi-i-ariut-rus-aleksandar-dugin-tweet-et-mbi-ballkanin-dhe-gracka-gjeopolitike-ruse)

[Kulturë.]() [“ReMusica” – çerekshekull vazhdimësi në kushte që s’ndryshojnë](https://www.koha.net/kulture/remusica-cerekshekull-vazhdimesi-ne-kushte-qe-sndryshojne)

[Arbëri.]() [Moti sot me diell e vranësira të ndryshueshme](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-me-diell-e-vranesira-te-ndryshueshme-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryetari Hyseni paralajmëron dorëzimin e tri kallëzimeve penale ndaj ish-kryetarit Haziri","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/hyseni-e-akuzon-lutfi-hazirin-per-korrupsion","datePublished":"2023-03-21T18:14:08+01:00","dateModified":"2026-07-10T21:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":407,"author":[{"@type":"Person","name":"Rrezon Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar për korrupsion, ish...","url":"https://www.koha.net/arberi/hyseni-e-akuzon-lutfi-hazirin-per-korrupsion","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/21/alban-hyseni1679415283.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
