Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Hoxhaj on Shiroka-Pula: Very independent personality

Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar personalitet shumë të pavarur presidenten e sapozgjedhur Justina Shiroka-Pula.

Shiroka-Pula dikur ministre nga radhët e PDK-së, u zgjodh në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës presidente pas një dakordimi midis kësaj partie dhe Vetëvendosjes për ndryshimet në ligjin për Specialen dhe për emrin e presidentes.

Në “Konfront” të KTV-së, Hoxhaj ka thënë se Shiroka-Pula do ta mbushë vakumin që e kërkon pozita e presidentit.

“Është një grua që ka një dinjitet dhe ka një karakter të fortë më shumë sesa mund të perceptohet në opinionin publik. Unë kam bashkëpunuar me profesoreshën e nderuar sa kemi qenë gjatë në qeveri, pa qenë në qeveri edhe e njoh kështu mirë dhe nga afër. Është një grua që ka një mendim të plotë për vendin, është një grua që ka një mendim të plotë për të drejtën dhe të padrejtën dhe unë mendoj që do të jetë një personalitet shumë i pavarur, shumë me integritet, që ta mbushë vakumin që kërkon pozita e presidentit, sepse pozita e presidentit tek ne nuk është vetëm një pozitë që ka si me thënë rol honorifik por ka rol të rëndësishëm në politikë të jashtme, ka rol të rëndësishëm në sigurinë e vendit, ka rol të rëndësishëm në gjyqësinë e vendit dhe jam i bindur që do ta ushtrojë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë funksion. Por do të varet shumë edhe prej asaj se sa do të bashkëpunojë edhe opozita, po dhe spektri politik i Kosovës me presidenten, se unë e kam pasur nderin të bashkëpunoj kur kam qenë në qeveri me katër presidentë. Varet shumë prej asaj se si krijohet edhe ambienti përreth saj. Por është një grua me karakter të fortë, është e drejtë, është e guximshme, ka mendim të plotë se është dikush që vjen prej jetës akademike”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se kanë komunikuar me Shiroka-Pulën për çështjen e presidentit sapo që emri i saj doli në media pas propozimit nga kryeministri Albin Kurti. Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se emri i Shiroka-Pulës ka qenë i përfolur edhe në zgjedhjet paraprake.

“Ka qenë e përfolur dhe kandidate serioze edhe në zgjedhjet paraprake, domethënë është përfolur, ka pasur... është përmendur emri i saj në takime, është përmendur edhe prej të tjerëve nga Vetëvendosja, jo vetëm zoti Kurti, dhe ne kemi pasur një mendim, por përtej asaj që kemi pasur një mendim të plotë dhe kemi një vlerësim shumë pozitiv për profesoreshën Justina Pula Shiroka, ne kemi menduar që secili do të duhej të ishte kontributi ynë për ta tejkaluar bllokadën dyvjeçare ku vendi shkonte nga zgjedhjet në zgjedhje, dhe meqë edhe u përmbush kushti ynë themelor, dhe kushti ynë themelor ishte plotësim-ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, gjë që votimi i të dyja në një seancë realisht vendit i jep një agjendë se çfarë do të duhej të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë tutje ai.

Hoxhaj ka thënë emri i Shiroka-Pulës ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme në situatën në të cilën gjendej Kosova.

“Kërkesa jonë si PDK ka qenë prej fillimit parimore. Albin Kurti ka marrë mbështetje prej qytetarëve për ta qeverisur vendin, por nuk ka marrë mbështetje prej qytetarëve për ta drejtuar vendin. Dhe ne kemi kërkuar prej fillimit që të ketë një kandidat i cili është kredibil, me integritet për figurën e presidentit. Ne mendojmë që në një demokraci të re si Kosova duhet të ruhet balanca e pushteteve. Dhe me propozimin që ka dhënë për të pasur kandidate Justina Pula Shiroka si presidente të ardhshme, unë mendoj që PDK-ja edhe Vetëvendosja janë takuar pikërisht në atë frymë se si e parasheh Kushtetuta që ne do të duhej ta ofrojmë një zgjidhje për presidentin e vendit. Nuk kemi menduar që vota e PDK-së, se kemi qenë të vendosur, që duhet t'i jepet Kurtit pushtet që ai ta ketë edhe presidencën si instrument të politikës së tij, dhe kur është hedhur propozimi ka qenë shpejt, ka qenë ngutshëm, por në mes të interesit shtetëror dhe interesit kombëtar, ne kemi besuar që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme, karshi kërkesës tonë për ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

Read other updates
Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Without PDK, the crisis would not have been overcome

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pa rolin e PDK-së...