Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Hill: I don't believe Thaçi was involved in crimes

Christopher Hill

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka thënë se nuk beson se ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte përfshirë në krime gjatë luftës.

Në një intervistë për “Klan News”, ku komentoi dënimin me 81 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale, Hilli u shpreh se Thaçi ishte komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill.

Më tej u shpreh se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tej fjala e Apelit.

“Unë do të apeloja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hill.

Hilli ishte një nga dëshmitarët e mbrojtjes gjatë gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Shkalla e parë e Speciales më 16 shtator e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.