Edhe pse shteti ka ndarë mbi 60 milionë euro për barna, pasojat e mungesave të tyre në klinikat e QKUK-së po vazhdojnë t'i bartin pacientët. Ndërkohë, asnjë nga institucionet kryesore nuk ka pranuar të japë përgjigje
Asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka pranuar të japë sqarime për mungesat e vazhdueshme të barnave në klinikat e QKUK-së, pasojat e të cilave i bartën pacientët gjatë gjithë vitit, ndonëse për to Qeveria ndau mbi 60 milionë euro.
Për këtë situatë dhe pasojat te pacientët, KOHA i është drejtuar Ministrisë së Financave, duke ka pyetur nëse do të kërkojë llogaridhënie dhe nëse do të verifikojë se si është shpenzuar ky buxhet gjatë këtij viti.
Por, Ministria e Financave nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS, duke e udhëzuar redaksinë që ato t’i adresojë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por as nga Ministria e Shëndetësisë nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS, nëse konsiderojnë se kanë dështuar në sigurimin e furnizimit të rregullt me barna.
E që nga java e kaluar, KOHA i ka drejtuar pyetje edhe Qeverise lidhur me mungesat e vazhdueshme të barnave, pavarësisht buxhetit rekord të ndarë për Listën Esenciale për vitin 2026. KOHA ka kërkuar të mësojë nëse qeveria do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe nëse e ka ftuar ndonjëherë atë për raportim lidhur me mungesat e barnave. Deri në publikimin e tekstit, KOHA nuk ka marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit.
KOHA has continuously reported on shortages and supply problems.
Mungesa e tyre është konfirmuar edhe me Raportin Final të Auditimit të Brendshëm për vitin 2025 dhe për shtatë muajt e parë të 2026-s.
The report found shortcomings in the planning, supply, management and monitoring of medicines and medical materials.
Ilaçet e përfshira në Listën Esenciale duhet të sigurohen nga shteti.
Pacientët në Klinikën e Onkologjisë janë përballur me mungesë të Bikaderit, të cilin janë detyruar ta blejnë vetë e që çmimi i tij është 70 deri në 80 euro në muaj.
Avastina ka munguar rreth një muaj e gjysmë dhe sigurimi i saj me mjete vetanake ka kushtuar deri në 1 mijë euro.
Palbociclibi ka munguar për katër muaj, me kosto deri në 1 mijë e 800 euro, ndërsa
Pembrolizumabi për dy muaj, me çmim që arrin deri në 5 mijë euro.
Përveç tyre, pacientët në Onkologji janë përballur me mungesë edhe të Bleomicinës e Fentadurit.
And patients undergoing dialysis have faced a shortage of Sevelamer 800 milligrams. 177 patients have been affected by the shortage of this tablet.