---
description: Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
title: "Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës"
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/03/cf8bd9f7-4a47-4439-a04f-629bbdd40510.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës

![haxhiu](https://resources.koha.net/images/2026/May/03/cf8bd9f7-4a47-4439-a04f-629bbdd40510.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 3 maj 2026 12:26
- Shpërndaje në:

- 3 maj 2026 12:26
- Shpërndaje në:

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh.

Haxhiu tha se më 3 maj të vitit 1999, pra para 27 vjetësh, nga kolona e familjeve shqiptare u ndanë 25 civilë të pafajshëm, burra e djem nga mosha 85 vjeçe deri në atë 5 vjeçare.

 “Ata u morën dhunshëm nga familjet e tyre. Familjet e tyre në anën tjetër u detyruan që ta vazhdojnë rrugën e dëbimit. Ndërsa civilët e pafajshëm u sollën në këtë shkollë, u vendosën pranë mureve të kësaj shkolle dhe u pushkatuan. Pra, jo në një betejë, jo në një përballje të armatosur, por u vranë dhe u pushkatuan mizorisht, ftohtësisht e qëllimshëm”, theksoi Haxhiu, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Sipas saj, kjo çfarë ka ndodhur para 27 vjetëve në Bukosh nuk është rast i izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës.

“Por, qëndresa e shqiptarëve të Kosovës, guximi dhe po ashtu bindja që duhet të qëndrojmë të fortë, e ka detyruar Serbinë që të zmbrapset. Pra, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresa e popullit tonë dhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kanë bërë që Kosova edhe të çlirohet, edhe të jetë e lirë, edhe të jetë e pavarur”, është shprehur ajo.

Hahxiu tha se si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohen në vazhdimësi që t’i adresojnë përgjegjësitë që kemi e sidomos në rastet kur kanë të bëjnë me drejtësinë, sepse sipas saj, nuk mund të vazhdojnë tutje pa pasur drejtësi për krimet e luftës.

[Edhe ![Haxhiu: Masakra e Bukoshit dëshmon gjenocidin e Serbisë në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/May/03/c4cb3124-abaa-4143-a4ca-992f7e764f70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 3 maj 2026 Haxhiu: Masakra e Bukoshit dëshmon gjenocidin e Serbisë në Kosovë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/haxhiu-masakra-e-bukoshit-deshmon-gjenocidin-e-serbise-ne-kosove)

“Kudo që po shkojmë, kërkesa e familjarëve është që të ketë drejtësi për këto raste”, ka thënë ajo. “Ju e dini që së fundmi janë ndërmarrë shumë veprime, përfshirë edhe gjykimin në mungesë, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Prandaj, edhe përkundër faktit që së fundmi ka pasë përparime në këtë drejtim, kaq shumë krime ka pas në Kosovë që janë bërë nga Serbia, sa që përparimet duken pak. Prandaj, i thërrasim institucionet e drejtësisë që të vazhdojnë punën dhe angazhimin në hetimin, pra ndjekjen penale dhe gjykimin e kriminelëve të luftës”, ka theksuar Haxhiu.

 

[#Albulena Haxhiu](https://www.koha.net/tag/albulena-haxhiu) [#masakra ne bukosh](https://www.koha.net/tag/masakra-ne-bukosh) [#perkujtim](https://www.koha.net/tag/perkujtim) [#serbi](https://www.koha.net/tag/serbi) [#kriminel](https://www.koha.net/tag/kriminel) [#gjykim](https://www.koha.net/tag/gjykim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përkujtohet Masakra në Studime, kërkohet drejtësi për krimet e Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/May/02/559b7647-6bba-44a9-ad71-4167894abdeb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 maj 2026 Përkujtohet Masakra në Studime, kërkohet drejtësi për krimet e Serbisë](https://www.koha.net/arberi/perkujtohet-masakra-ne-studime-kerkohet-drejtesi-per-krimet-e-serbis)
- [![Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Do të angazhohemi për drejtësi](https://resources.koha.net/images/2026/April/05/bbcdb30b-e201-4989-a138-2e5d4349d77e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 pri 2026 Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Do të angazhohemi për drejtësi](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-ne-27-vjetorin-e-masakres-se-rezalles-do-te-angazhohemi-per-drejtesi)
- [![Haxhiu të dënuarve në Hagë: Qëndroni të fortë, Kosova është me ju](https://resources.koha.net/images/2026/August/18/e5c0ed3b-1c5d-42b1-aa21-def7460d0edd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 sht 2026 Haxhiu të dënuarve në Hagë: Qëndroni të fortë, Kosova është me ju](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-te-denuarve-ne-hage-qendroni-te-forte-kosova-eshte-me-ju)
- [![Haxhiu e Kurti kërkojnë nga Serbia t’i hapë arkivat për të pagjeturit](https://resources.koha.net/images/2026/August/30/3900c0c3-8098-48cf-b11f-21e250405dcd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 gus 2026 Haxhiu e Kurti kërkojnë nga Serbia t’i hapë arkivat për të pagjeturit](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-mbi-1500-persona-ende-te-zhdukur-serbia-ti-hape-arkivat)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/haxhiu-ne-27-vjetorin-e-masakres-ne-bukosh-te-hetohen-dhe-gjykohen-kriminelet-e-luftes","datePublished":"2026-05-03T12:26:36+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":454,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare","url":"https://www.koha.net/arberi/haxhiu-ne-27-vjetorin-e-masakres-ne-bukosh-te-hetohen-dhe-gjykohen-kriminelet-e-luftes","keywords":"Albulena Haxhiu, masakra ne  bukosh, perkujtim, serbi, kriminel, gjykim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/03/cf8bd9f7-4a47-4439-a04f-629bbdd40510.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
