Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjësi politike është shkuarja në takime, duke shtuar se aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit.
Në një postim në Facebook ka shkruar se gjithçka tjetër jashtë kësaj, është ikje nga kjo përgjegjësi dhe përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar.
Ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional, duke shtuar se vendi ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe marrëveshje.
"Në këtë moment, interesat partiake duhet t’i lënë vend interesit të Republikës. Marrëveshja nuk është dobësi politike. Është përgjegjësi shtetërore. Shmangia e krizës institucionale nuk është çështje e një partie, por detyrim i të gjitha subjekteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj vetë Republikës. Kush kërkon zgjidhje, nuk bën zhurmë dhe nuk i ikën tavolinës së dialogut. Kush kërkon përgjegjësi, nuk bën zhurmë dhe nuk i shmanget një takimi që mund të prodhojë marrëveshje. Dhe kush e vendos Republikën mbi interesin partiak e personal, nuk bën zhurmë dhe nuk e përdor krizën institucionale si instrument politik", she wrote.
Gërvalla ka thënë se në takimin e thirrur nga Haxhiu, u diskutua pikërisht nevoja për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale e krijuar. Sipas saj, të gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, përmes propozimit të emrave konkretë për presidentin konsensual.
"Nuk kërkohet që të pajtohemi për gjithçka. Kërkohet të kemi guximin politik të gjejmë dakordimin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit", she wrote.
also
Haxhiu announces VV-LDK meeting for the president
Në takimin e thirrur nga Haxhiu, asnjëra nga ish-partitë opozitare nuk mori pjesë. Ndonëse takimi u mbajt në kohën e vendin ku ishte planifikuar, të pranishëm ishin përfaqësues të partive në pushtet – si pjesë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës është edhe Haxhiu. Po ashtu edhe përfaqësues të partive të komuniteteve pakicë.
PDK and the Alliance refused to participate in the meeting on Saturday. According to them, Haxhiu's invitation was an attempt to manipulate the deadlines.
On Monday, the Democratic League of Kosovo gave a similar response. The party said it considered Haxhiu at this stage only as a member of parliament. However, the party said it remained open to talks with the leader of the Vetëvendosje Movement, Albin Kurti.