Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Gërgi: Kosovo must prove to the EU that it has the technical capacity to apply for membership

Besar Gërgi

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se Kosova duhet t’ia vërtetojë Bashkimit Evropian se ka kapacitet teknik për aplikim për anëtarësim në të. 

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Gërgi ka thënë se Kosova duhet ta dëshmojë këtë duke zbatuar agjendën e reformave.

“Një vend që aplikon për anëtarësim duhet t’ia vërtetojë Bashkimit Evropian se ne e kemi këtë kapacitet teknik. Mënyra më e mirë në rastin e Kosovës për ta dëshmuar këtë do të ishte një zbatim shumë i mirë i agjendës së reformave, por për momentin që po flasim raporti i parë që është dërguar nga Qeveria në Komisionin Evropian është dërguar më 15 korrik të këtij viti  dhe aty nga 40 reforma në total që parashiheshin deri në atë raportohen si të përfunduara vetëm 18 prej tyre, pra as 50 për qind. Këto masa janë ë raportuara nga Qeveria, pikëpyetja është Komisioni a i pranon si të tilla apo thotë për ndonjë nga to se këto i raportoni si të përfunduara, por ne besojmë ndryshe. Kështu që shkalla e zbatimit e agjendës së reformave është një indikacion shumë i mirë”, ka thënë ai. 

Kosova është i vetmi shtet në rajon të cilit BE-ja nuk ia ka dhënë statusin e vendit kandidat. 

Sipas qëndrimeve të shprehura në Bruksel, problem në shqyrtimin e aplikacionit bën fakti se pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të bllokut.