Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Emini on Kurti's proposal for Bondsteel: Good news is not automatically expected in the current circumstances

Donika Emini

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini e ka quajtur lajm dhe hap të mirë strategjikisht nga ana e Qeverisë së Kosovës që ka propozuar “marrëveshje financiare” që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme amerikane.

Senatori amerikan, Dick Durbin ka thënë të martën se e propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, “duhet të shqyrtohet seriozisht”. Ai tha se Qeveria e Kosovës “ka propozuar një marrëveshje financiare” për këtë çështje.

Megjithatë Emini ka thënë se nuk e beson që në rrethanat aktuale kur prezenca e SHBA-së po tkurret në Evropë edhe nëse do të shqyrtohej si propozim, do të prodhonte automatikisht përgjigje pozitive.

“Në krahun lindor ka pasur zvogëlim të trupave në përgjithësi. Nuk besoj që në këtë kohë edhe nëse do të shqyrtohej, do të kishte automatikisht ndonjë lajm të mirë. Kosova është e rrethuar me vende të NATO-s të cilat megjithatë kanë një partneritet shumë të mirë me SHBA-në, gjë që do ta bënte kampin Bondsteel si një bazë permanente ushtarake jo edhe shumë relevante. Ky megjithatë është një hap i mirë strategjikisht nga Qeveria e Kosovës mirëpo si plan mund të duke shumë ambicioz në rrethanat aktuale”, ka thënë Emini në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Ekspertja e politikës së jashtme ka thënë se kjo kërkesë e Qeverisë së Kosovës vjen në një kohë strategjike shumë të paqartë. Përgjigjen e senatorit Durbin se propozimi i kryeministrit Kurti duhet të shqyrtohet, Emini e ka quajtur diçka jo të vogël, por ajo ka përmendur që ka baza të përhershme në Evropë ku iu është dërguar mesazh nga SHBA-ja për tërheqjen e trupave.

“Kjo po ndodhë në një kohë strategjike shumë të paqartë. Megjithatë të thuhet diçka e tillë edhe nga senatori nuk është diçka e vogël. Megjithatë po flasim për një periudhe kur prezenca e SHBA-së në Evropë është duke u tkurrur. Ka baza të përhershme ushtarake në Evropë të cilave iu është dërguar mesazh për tërheqje të trupave ose mossjellje të trupave të ri. Në Gjermani kjo ka ndodhur për shkak të konfliktit me Iranin dhe qasjes së Gjermanisë në raport me këtë konflikt. Në anën tjetër në Poloni ka pasur veç mos ridërgim të 4 mijë trupave që ishte planifikuar”, është shprehur Emini.

Camp Bondsteel, located near Ferizaj, is the largest US military base in the Balkans. Kurti has repeatedly proposed that the camp become a permanent US base, linking it to long-term peace, stability and security in the region.