---
description: Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend ditë...
title: Edhe një tentim i pushtetit për t&#039;i miratuar marrëveshjet ndërkombëtare
image: https://resources.koha.net/images/2024/February/08/3Z0A69051707394263.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Edhe një tentim i pushtetit për t'i miratuar marrëveshjet ndërkombëtare

![](https://resources.koha.net/images/2024/February/08/3Z0A69051707394263.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 shkurt 2024 09:13
- Shpërndaje në:

- 8 shkurt 2024 09:13
- Shpërndaje në:

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend ditë janë gjithsej 50 pika.

Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët në rend dite kanë edhe votimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe shqyrtimin e katër të tjerave.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.

Disa marrëveshje ndërkombëtare nuk janë miratuar për shkak të mospjesëmarrjes në votim të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Para kësaj, në orën 9:45 Kuvendi do të mbajë edhe vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 18 janar.

[Edhe ![Sot mblidhet Kuvendi, marrëveshjet ndërkombëtare sërish para deputetëve](https://resources.koha.net/images/2024/February/15/421376518_1215903196051913_457308384990133565_n1707999974.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 shk 2024 Sot mblidhet Kuvendi, marrëveshjet ndërkombëtare sërish para deputetëve](https://www.koha.net/arberi/sot-mblidhet-kuvendi-marreveshjet-nderkombetare-serish-para-deputeteve)

Në rend ditë në këtë seancë është votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

***Rendi i ditës për seancën e rregullt plenare:***

*Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,*

*Deklarimet jashtë rendit të ditës,*

*Pyetjet parlamentare,*

*Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,*

*Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,*

*Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,*

*Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,*

*Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,*

*Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,*

*Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,*

*Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,*

*Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,*

*Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,*

*Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizimet e tilla,*

*Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,*

*Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, dhe për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar,*

*Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,*

*Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,*

*Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,*

*Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,*

*Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,*

*Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,*

*Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,*

[Edhe ![Kuvendi sot mban seancë plenare](https://resources.koha.net/images/2023/November/23/377241644_376628414783476_2552341661756601735_n1700737456.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 nën 2023 Kuvendi sot mban seancë plenare](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-sot-mban-seance-plenare-1)

*Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,*

*Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,*

*Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,*

*Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,*

*Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,*

*Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,*

*Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,*

*Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,*

*Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,*

*Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,*

*Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,*

*Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,*

*Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,*

[Edhe ![Sot seancë në Kuvend, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2023/October/04/kunve541696419912.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2023 Sot seancë në Kuvend, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/sot-seance-ne-kuvend-ne-rend-dite-disa-marreveshje-nderkombetare)

*Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,*

*Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.*

Artikuj të ngjashëm

- [![Kuvendi mblidhet në seancë plenare](https://resources.koha.net/images/2023/July/28/612A99221690535467.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 kor 2023 Kuvendi mblidhet në seancë plenare](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-mblidhet-ne-seance-plenare)
- [![Edhe një tentim i pushtetit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2023/June/15/Kuvendi1686824022.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 kor 2023 Edhe një tentim i pushtetit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/edhe-nje-tentim-i-pushtetit-per-votim-te-marreveshjeve-nderkombetare)

[Botë.]() [Vetura përplas një grup njerëzish afër Hanoverit të Gjermanisë](https://www.koha.net/bote/vetura-perplas-nje-grup-njerezish-afer-hanoverit-te-gjermanise)

[Botë.]() [Izraelitët votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në histori](https://www.koha.net/bote/izraelitet-u-drejtohen-kutive-te-votimit-per-zgjedhjet-vendimtare)

[Botë.]() [Nga biskotat tek armët, gratë në Jemen mobilizohen për mbrojtjen e qytetit Taiz](https://www.koha.net/bote/nga-biskotat-tek-armet-grate-ne-jemen-mobilizohen-per-mbrojtjen-e-qytetit-taiz)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Stop dhunës ndaj grave](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-stop-dhunes-ndaj-grave)

[Kulturë.]() [“Akordet e Kosovës” gati për talentet e rinj e në nderim të historisë muzikore](https://www.koha.net/kulture/akordet-e-kosoves-gati-per-talentet-e-rinj-e-ne-nderim-te-historise-muzikore)

[Opinion.]() [Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiqit?](https://www.koha.net/opinion/cfare-mesimesh-duhet-te-nxjerrin-autokratet-e-tjere-te-rajonit-pas-humbjes-se-vuciqit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Edhe një tentim i pushtetit për t'i miratuar marrëveshjet ndërkombëtare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/edhe-nje-tentim-i-pushtetit-per-ti-miratuar-marreveshjet-nderkombetare","datePublished":"2024-02-08T09:13:25+01:00","dateModified":"2026-07-07T16:10:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":1329,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend ditë...","url":"https://www.koha.net/arberi/edhe-nje-tentim-i-pushtetit-per-ti-miratuar-marreveshjet-nderkombetare","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/February/08/3Z0A69051707394263.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
