Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

The 17th night of protest demanding the approval of amendments to the Law on Special

protest

Edhe sonte, për natën e 17-të, u mbajt protesta “Jo në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Një nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë, që ta votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në, lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, ka thënë Haziri.

Protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku përsëritën kërkesat.