Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Another death from West Nile in Kosovo, seven infected

nn

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV). Ndërsa, gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë.Sipas IKSHPK-së, rastet janë konfirmuar gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026 në Laboratorin e Mikrobiologjisë. Pesë nga të infektuarit janë meshkuj dhe dy femra, ndërsa dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç.

Rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç.Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.Të gjithë pacientët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tre prej tyre kanë pasur shenja klinike të meningjitit akut, tre meningoencefalit akut, ndërsa një rast është paraqitur me gjendje febrile.Nga analiza fillestare e rasteve nuk është evidentuar ndonjë lidhje epidemiologjike ndërmjet të infektuarve, ndaj rastet janë klasifikuar si sporadike. Vetëm njëri prej shtatë pacientëve ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.Sipas të dhënave të ECDC-së, nga fillimi i sezonit të transmetimit në vitin 2026 deri më 10 shtator, në 15 shtete evropiane janë identifikuar gjithsej 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor, përfshirë edhe vende fqinje me Kosovën.

IKSHPK ka njoftuar se të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat për rritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.Në Gjakovë, ku janë konfirmuar tri raste, një ekip i IKSHPK-së në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë po zhvillon hetime në terren. Aktivitete të ngjashme janë ndërmarrë edhe në Ferizaj.Instituti u ka bërë thirrje komunave, veçanërisht atyre ku janë konfirmuar rastet, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre.Qytetarëve u rekomandohet përdorimi i repelentëve, veshja e rrobave që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i masave mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë.Personat që kanë udhëtuar në zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat duhet të përcjellin gjendjen shëndetësore pas kthimit. Në rast të temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës apo shenjave neurologjike, IKSHPK rekomandon kërkimin e menjëhershëm të vlerësimit mjekësor.