Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Some neighborhoods of Pristina have been without water for two days, according to the KRU "Prishtina" the supply will be restored tonight

Uji

Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë kanë mbetur pa furnizim me ujë. Kjo sipas 
Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka ndodhur si pasojë e një defekti në pompat e sistemit të furnizimit nga Liqeni i Badovcit.

KRU “Prishtina” të martën ka njoftuar se nga kjo situatë janë të prekura veçanërisht “Hajvalia”, Graçanica, “Mati”,  “Bregu i Diellit”, “Veterniku”, “Lagjja e Spitalit”, zona nga Bau Market e lagjja “Qëndresa”.

Por në njoftimin e KRU “Prishtinës” nuk është specifikuar se sa kohë këto lagje do të mbesin pa ujë e as nuk ka pasur një njoftim shtesë që ujë nuk do të ketë as të mërkurën (sot). 

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja e KRU “Prishtinës”, Arjeta Mjeku, ka thënë se njoftimi i së martës vlen deri në njoftimin e radhës.

Mungesën e një njoftimi tjetër, Mjeku e ka arsyetuar duke thënë se nuk e kanë ditur saktësisht se sa do të zgjasin punimet. 

Ajo ka shtuar se defekti është sanuar dhe se pritet që brenda dy-tri orësh uji të arrijë te secili konsumator. 

“Sapo morëm informacionin se ITU Badovc tashmë ka filluar me trajtimin e ujit dhe pritet që brenda 2–3 orëve uji të arrijë te secili konsumator”, ka thënë Mjeku.