---
description: Ministria e Arsimit do të udhëhiqet nga partia e cila e përjashtoi...
title: "Demi: Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është rrëzimi i pushtetit me zgjedhje, e tjetër ndërrimi i sistemit"
image: https://resources.koha.net/images/2019/October/13/Agron_Demi1570971894.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Demi: Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është rrëzimi i pushtetit me zgjedhje, e tjetër ndërrimi i sistemit

![Foto: Koha](https://resources.koha.net/images/2019/October/13/Agron_Demi1570971894.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 prill 2020 18:02
- Shpërndaje në:

- 29 prill 2020 18:02
- Shpërndaje në:

Ministria e Arsimit do të udhëhiqet nga partia e cila e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, ka shkruar analisti Agron Demi përmes një statusi të tij në Facebook.

Ai i është referuar Ramë Likajt, emri i të cilit është përmendur si AAK-ja si Ministër i Arsimit.

“Ministri që do ta udhëheqë këtë Ministri është avancuar me plagjiaturë sipas ORCA-s”, ka thënë Demi.

Ai në të njëjtën kohë flet edhe për kandidaten e propozuar nga AAK-ja për postin e ministres së Punëve të Jashtme, transmeton KOHA.

“E dënuara me tetë muaj burg me kusht për deklarim të rremë të pasurisë paska me udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shkruan Demi.

[Edhe ![Propozimi që Likaj të udhëheqë Ministrinë e Arsimit ngjall reagime të shoqërisë civile](https://resources.koha.net/images/2020/January/07/MASHT-objekti-raporti-notat-dp11578437659.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 29 pri 2020 Propozimi që Likaj të udhëheqë Ministrinë e Arsimit ngjall reagime të shoqërisë civile](https://www.koha.net/video/propozimi-qe-likaj-te-udheheqe-ministrine-e-arsimit-ngjall-reagime-te-shoqerise-civile)

Për të, “ky është veç fillimi, teksa ende nuk janë bërë publike marrëveshjet me partitë tjera.

E për Demin, ky është “kthim në normalitetin tashmë 20-vjeçar”.

“Kadal kadal po i kthehemi normalitetit 20 vjeçar. Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është me rrëzu pushtetin përmes zgjedhjeve, e krejt tjetër është me ndërru sistemin“, shkruan ai.

Statusi i plotë i Demit:

[Edhe ![Likaj: Sulmet ndaj meje janë të orkestruara, kanë qëllim ndikimin e zgjedhjeve në UP](https://resources.koha.net/images/2020/January/07/MASHT-objekti-raporti-notat-dp11578437659.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 qer 2020 Likaj: Sulmet ndaj meje janë të orkestruara, kanë qëllim ndikimin e zgjedhjeve në UP](https://www.koha.net/arberi/likaj-sulmet-ndaj-meje-jane-te-orkestruara-kane-qellim-ndikimin-e-zgjedhjeve-ne-up)

Partia që e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit. Edhe atë do ta udhëheq një ministër i cili sipas ORCA-s është avancu me plegjiaturë.

Edhe ky është veç fillimi ngase ende nuk janë ba publike marrëveshjet me partitë tjera. Kadal kadal po i kthehemi normalitetit 20 vjeçarë. Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është me rrëzu pushtetin përmes zgjedhjeve, e krejt tjetër është me ndërru sistemin. E sistemi nuk është vetëm partia, por janë edhe institucionet e kapura, gjykatat, mediumi publik e portalet fantome që marrin qindra mijëra euro financim nga paraja publike.

Artikuj të ngjashëm

- [![Shoqëria civile i kërkon Hotit zëvendësimin e ministrit të Arsimit dhe zëvendësit të tij](https://resources.koha.net/images/2020/June/26/driton1593175496.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 qer 2020 Shoqëria civile i kërkon Hotit zëvendësimin e ministrit të Arsimit dhe zëvendësit të tij](https://www.koha.net/arberi/shoqeria-civile-i-kerkon-hotit-zevendesimin-e-ministrit-te-arsimit-dhe-zevendesit-te-tij)
- [![Ministri i Arsimit arsyeton zëvendësin e tij student](https://resources.koha.net/images/2020/June/25/komision1593085624.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 qer 2020 Ministri i Arsimit arsyeton zëvendësin e tij student](https://www.koha.net/arberi/ministri-i-arsimit-arsyeton-zevendesin-e-tij-student)
- [![Aktivisti Gjinovci shoqërohet në Polici: Arsye, ekspozimi i plagjiaturave të ministrit Likaj](https://resources.koha.net/images/2020/June/19/rroni21592562894.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 qer 2020 Aktivisti Gjinovci shoqërohet në Polici: Arsye, ekspozimi i plagjiaturave të ministrit Likaj](https://www.koha.net/arberi/aktivisti-gjinovci-shoqerohet-ne-polici-arsye-ekspozimi-i-plagjiaturave-te-ministrit-likaj)

[Sporte të tjera.]() [Kosovën e presin ndeshje të vështira, Ostlund pranon rolin e autsajderit](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosoven-e-presin-ndeshje-te-veshtira-ostlund-pranon-rolin-e-autsajderit)

[Reklama.]() [Nga kampuset universitare dhe kualifikimet online në skenën ndërkombëtare: 16 finalistë synojnë Miami-n në finalen e Red Bull Wings Cup](https://www.koha.net/reklama-marketing/nga-kampuset-universitare-dhe-kualifikimet-online-ne-skenen-nderkombetare-16-finaliste-synojne-miami-n-ne-finalen-e-red-bull-wings-cup)

[Arbëri.]() [Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por...](https://www.koha.net/arberi/kamberi-te-hapur-per-bashkepunim-me-listen-studentore-por)

[Lifestyle.]() [Shkencëtarët zbulojnë se si reagojnë mikroplastikat kur bien në kontakt me gjakun](https://www.koha.net/lifestyle/shkencetaret-zbulojne-si-reagojne-mikroplastikat-kur-bien-ne-kontakt-me-gjakun)

[Arbëri.]() [Rama: Do e ulim çmimin e naftës për 35 centë në litër](https://www.koha.net/arberi/rama-do-e-ulim-cmimin-e-naftes-per-35-cente-ne-liter)

[Botë.]() [Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik në Spanjë](https://www.koha.net/bote/kurti-shpreh-ngushellime-pas-aksidentit-tragjik-ne-spanje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Demi: Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është rrëzimi i pushtetit me zgjedhje, e tjetër ndërrimi i sistemit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/demi-keto-dite-deshmuan-se-tjeter-gje-eshte-rrezimi-i-pushtetit-me-zgjedhje-e-tjeter-nderrimi-i-sistemit","datePublished":"2020-04-29T18:02:06+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:25:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":324,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministria e Arsimit do të udhëhiqet nga partia e cila e përjashtoi...","url":"https://www.koha.net/arberi/demi-keto-dite-deshmuan-se-tjeter-gje-eshte-rrezimi-i-pushtetit-me-zgjedhje-e-tjeter-nderrimi-i-sistemit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/October/13/Agron_Demi1570971894.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
