---
description: Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) vazhdon të tregojë dinamika të rritjes së tregut të patundshmërive në Kosovë. Të dhënat e përmbledhura për periud
title: Çmimet e banesave në Kosovë me rritje të vazhdueshme — 2022 dhe 2024 vitet më të shtrenjta
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/04/e986063e-7991-4200-a4c5-4270c6c87423.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Çmimet e banesave në Kosovë me rritje të vazhdueshme — 2022 dhe 2024 vitet më të shtrenjta

![Agjencia e Statistikave, banesa](https://resources.koha.net/images/2025/December/04/e986063e-7991-4200-a4c5-4270c6c87423.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 4 dhjetor 2025 14:57
- Shpërndaje në:

- 4 dhjetor 2025 14:57
- Shpërndaje në:

Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) vazhdon të tregojë dinamika të rritjes së tregut të patundshmërive në Kosovë. Të dhënat e përmbledhura për periudhën 2019 – 2025 zbulojnë se çmimet e banesave janë rritur pothuajse çdo vit, ndërsa vitet 2022 dhe 2024 janë vitet ku banesat kanë qenë më të shtrenjta, kanë bërë të ditur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të enjten.

Sipas statistikave, ndryshimi mesatar vjetor i çmimeve të banesave kulmoi në vitin 2022, me rritje prej 4,5 për qind. Ky vit pasohet nga 2024 me 4,0 për qind dhe 2023 me 3,7 për qind, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe zgjerim të qëndrueshëm të tregut të banimit.

Rritje më të moderuara janë regjistruar në vitin 2021 (2,4%) dhe në vitin 2019 (2,1%), ndërsa rënia më e ndjeshme është parë në vitin 2020 me vetëm 0,2 për qind, pasi tregu u ngadalësua për shkak të pandemisë COVID-19.

Edhe analiza sipas tremujorëve tregon luhatje të çmimeve. Rritja më e madhe vjetore është shënuar në tremujorin e parë të vitit 2025, me 7,8 për qind, ndërsa rritje të larta janë regjistruar gjithashtu në tremujorin e tretë të vitit 2022 (6,1%), tremujorin e parë të vitit 2023 (5,5%), tremujorin e katërt të vitit 2024 (5,3%) dhe tremujorin e katërt të vitit 2019 (5,2%).

Rënie të çmimeve janë identifikuar kryesisht gjatë vitit 2020, veçanërisht në tremujorin e katërt (–2,4%) dhe të dytë (–2,0%), periudhë e lidhur me pasigurinë ekonomike dhe aktivitet më të ulët të shitjeve në tregun e pronave.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/December/04/2b814edc-f04d-4d91-973a-eecdb843ad57.webp?q=90&w=980)

*Luhatja e çmimeve të banesave për gjatë çdo tremujori prej vitit 2018 deri në tremujorin e dytë të vitit 2025, FOTO: ASK*

[#Agjencia e Statistikave të Kosovës](https://www.koha.net/tag/agjencia-e-statistikave-te-kosoves) [#banesa](https://www.koha.net/tag/banesa) [#çmime](https://www.koha.net/tag/cmime)

Artikuj të ngjashëm

- [![Çmimet e banesave në rritje të vazhdueshme](https://resources.koha.net/images/2020/May/11/ferizajBanesat1589218374.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 4 dhj 2025 Çmimet e banesave në rritje të vazhdueshme](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/cmimet-e-banesave-ne-rritje-te-vazhdueshme)
- [![Shtrenjtimi më i madh i pronave të banimit shënohet jashtë Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2024/December/21/1bf7cbef-37d6-44de-9ba3-3e08a292c964.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 4 qer 2026 Shtrenjtimi më i madh i pronave të banimit shënohet jashtë Prishtinës](https://www.koha.net/ekonomi/shtrenjtimi-me-i-madh-i-pronave-te-banimit-shenohet-jashte-prishtines)
- [![“Fluturojnë” çmimet e pronave të banimit](https://resources.koha.net/images/2026/May/31/b7b19859-9943-4da1-8c5e-153cd07feebf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 4 qer 2026 “Fluturojnë” çmimet e pronave të banimit](https://www.koha.net/ekonomi/fluturojne-cmimet-e-pronave-te-banimit)
- [![Çmimet e banesave “në qiell”, vihet në dyshim raporti i ASK-së](https://resources.koha.net/images/2026/March/10/0a9e60c3-0fda-41d3-9124-febd24041c91.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 mar 2026 Çmimet e banesave “në qiell”, vihet në dyshim raporti i ASK-së](https://www.koha.net/arberi/cmimet-e-banesave-ne-qiell-vihet-ne-dyshim-raporti-i-ask-se)
- [![Rriten për 2.4% çmimet e pronave të banimit](https://resources.koha.net/images/2020/May/11/ferizajBanesat1589218374.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 28 jan 2026 Rriten për 2.4% çmimet e pronave të banimit](https://www.koha.net/ekonomi/rriten-per-24percent-cmimet-e-pronave-te-banimit)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Për këngën nacionaliste serbe, kërkohet përgjegjësi nga Brukseli e kritikohet edhe Qeveria](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/per-kengen-nacionaliste-serbe-kerkohet-pergjegjesi-nga-brukseli-e-kritikohet-edhe-qeveria)

[Arbëri.]() [AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, shkak niveli i tejkaluar i aflatoksinës B1](https://www.koha.net/arberi/auv-kthen-ne-kufi-27-tone-miser-nga-serbia-shkak-niveli-i-tejkaluar-i-aflatoksines-b1)

[Futboll.]() [Paraqitja e Muçit ndaj Eyupsporit mbetet e pasigurt](https://www.koha.net/futboll/paraqitja-e-mucit-ndaj-eyupsporit-mbetet-e-pasigurt)

[Futboll.]() [Barça njofton për lëndimet e Cubarsit dhe De Jongut](https://www.koha.net/futboll/barca-njofton-per-lendimet-e-cubarsit-dhe-de-jongut)

[Futboll.]() [Ylli i Real Madridit e pranon rënien e formës](https://www.koha.net/futboll/ylli-i-real-madridit-e-pranon-renien-e-formes)

[Futboll.]() [Caprile: Nëse më fton Shqipëria, do ta shqyrtoj](https://www.koha.net/futboll/caprile-nese-me-fton-shqiperia-do-ta-shqyrtoj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çmimet e banesave në Kosovë me rritje të vazhdueshme — 2022 dhe 2024 vitet më të shtrenjta","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/cmimet-e-banesave-ne-kosove-me-rritje-te-vazhdueshme-2022-dhe-2024-vitet-me-te-shtrenjta","datePublished":"2025-12-04T14:57:19+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":276,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) vazhdon të tregojë dinamika të rritjes së tregut të patundshmërive në Kosovë. Të dhënat e përmbledhura për periud","url":"https://www.koha.net/arberi/cmimet-e-banesave-ne-kosove-me-rritje-te-vazhdueshme-2022-dhe-2024-vitet-me-te-shtrenjta","keywords":"Agjencia e Statistikave të Kosovës, banesa, çmime","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/04/e986063e-7991-4200-a4c5-4270c6c87423.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
