Një seancë plenare maratonike që nisi me shqyrtimin dhe votimin në parim të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, përfundoi pa miratim të plotë të tij dhe pa një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, për të cilin ka afat vetëm edhe sot deri në mesnatë.
Kuvendi i Kosovës të hënën me shumicë të votave ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por i ka mbyllur punimet pa u proceduar mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për procedurën e përshpejtuar të miratimit në lexim të dytë brenda të njëjtës ditë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) që i ka dhënë mbështetje në parim projektligjit ka kërkuar që të arrihet dakordimi edhe për zgjedhjen e presidentit, me arsyetimin se kanë mbetur vetëm 24 orë afat për të evituar zgjedhjet e parakohshme, ndërsa PDK-ja këtë çështje e ka vlerësuar më pak urgjente sesa projektligji.
Dhe ndërkohë që të dy çështjet kanë mbetur pezull, jashtë objektit të Kuvendit protestuesit nga veprimet paqësore kanë kaluar në veprime të dhunshme dhe janë përleshur me Policinë.
Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënën mbrëma në Prishtinë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka bërë të ditur se prej të lënduarve një është zyrtar policor ndërsa 11 të tjerë janë protestues. Syla ka ththënë se gjithashtu se gjendja e tyre është stabile dhe pas trajtimit janë lëshuar në shtëpi. Nga të lënduarit, tre janë trajtuar prej plagëve prerëse.
On Monday evening, the situation in Pristina escalated after a protest in front of the Kosovo Assembly in which protesters demanded that the Draft Law on Amending the Law on Specialized Chambers be passed into a second reading.
On "Agim Ramadani" street in the capital, the Special Unit has come out with armored vehicles and a water cannon with the aim of dispersing the protesters. A tense situation has also reigned in the areas around the Kosovo Parliament, where tear gas has once again been thrown at the protesters.
Previously, containers were burned and tear gas was thrown on "Agim Ramadani" street, while protesters threw pyrotechnic devices at police officers and the Kosovo Assembly institution.