---
description: Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju...
title: Çfarë i shkruante Papa Françesku kardinalit shqiptar Ernest Simoni
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/August/30/30papa1504085168.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Çfarë i shkruante Papa Françesku kardinalit shqiptar Ernest Simoni

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/August/30/30papa1504085168.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 gusht 2017 13:26
- Shpërndaje në:

- 30 gusht 2017 13:26
- Shpërndaje në:

Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju njohim, më poshtë, me përmbajtjen e letrës papnore, botuar sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë:

Siç dihet, më 15 korrikun e kaluar u botua lajmi mbi emërimin e kardinalit Ernest Simoni si i Dërguar i posaçëm i Atit të Shenjtë në shugurimin e Kishës së re, kushtuar Shën Terezës së Kalkutës, në qytetin e Prishtinës (Administratura Apostolike e Prizrenit), që do të kremtohet më 5 shtator 2017.

Të nderuarit Vëllait tonë Ernest Simoni, kardinal Diakon i Kishës së Shenjtë të Romës me titull “Shën Maria e Shkallës”

Ndërmjet shenjtorëve të ndritur, një vend të veçantë zë Shën Tereza e Kalkutës, e mirënjohur nga të gjithë për flijimin e saj në shërbim të njerëzve më të varfër e më të ligshtë, të cilët i ndihmoi e i mbrojti. Prej këndej, për nder të Saj, në Prishtinë u ndërtua Shenjtërorja, ku besimtarët do të mblidhen jo vetëm për kremtimet e liturgjisë së shenjtë e për marrjen e sakramenteve, por edhe për t’ia lartuar virtytet e Saj e për ta ndjekur shembullin e Saj.

Që ky Tempull të jetë sa më i përshtatshëm, do të shugurohet, edhe për t’u ndjerë më fort në të, prania e Shën Terezës, kur besimtarëve, që mblidhen këtu për të ofruar flijime, u shpallet Lajmi i Mirë i Ungjillit dhe u paraqiten veprat e saj të mira. Kështu do ta kenë edhe më tepër mbrojtjen dhe përkrahjen e Saj.

[Edhe ![“Papa Françesku lutet për kosovarët”](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/September/04/unnamed1504525445.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 sht 2017 “Papa Françesku lutet për kosovarët”](https://www.koha.net/arberi/papa-francesku-lutet-per-kosovaret)

1 / 1

Për ta kryer këtë rit në mënyrë sa më të lumnueshme, vendosëm të dërgojmë përfaqësuesin tonë.

Ty, i nderuari Vëllai ynë, Bir i këtij Populli, po të emërojmë dhe po të shpallim të Dërguarin tonë të jashtëzakonshëm.

Prandaj, do të kryesoni liturgjinë e shenjtë, ndërsa Vëllai i Nderuar Dodë Gjergji, Administrator Apostolik i Prizrenit, do ta shugurojë, më 5 shtator, me rit solemn këtë Tempull të shenjtë kushtuar Shën Nënë Terezës së Kalkutës.

[Edhe ![I dërguari i Papa Françeskut mbërrin sot në Kosovë](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/September/04/papa1504505405.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 sht 2017 I dërguari i Papa Françeskut mbërrin sot në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/i-derguari-i-papa-franceskut-mberrin-sot-ne-kosove)

Theksoj se kjo Shenjtërore e bukur duhet të ndihmojë për përforcimin e fesë së vërtetë të besimtarëve. Me kënaqësi e shtrijmë Bekimin Apostolik, së pari mbi Ty, e përmes Teje, në emrin tonë, mbi gjithë të pranishmit, që ky bekim, me ndërmjetësimin e së Lumes Virgjër Mari e të Shën Terezës, të jetë gurrë hiresh të larta për përtëritjen e shpirtrave, ndërsa ne, me pushtetin e Shën Pjetrit, i bashkuar në lutje, urojmë që ky bekim të jetë sa më i frytshëm.

Prej Selisë së Vatikanit, 1 gusht 2017, viti i pestë i Papnisë sonë. Françesku

![Image](https://resources.koha.net/images/2017/August/30/30papa11504085170.jpg?w=600&q=80)

Artikuj të ngjashëm

- [![KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales ](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/August/20/durimi1503250222.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 20 gus 2017 KTV takon kardinalin shqiptar që do të drejtojë meshën për inaugurimin e Katedrales](https://www.koha.net/video/ktv-takon-kardinalin-shqiptar-qe-do-te-drejtoje-meshen-per-inaugurimin-e-katedrales)
- [![Me 5 shtator bëhet shenjtërimi i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/15/Katedralja-Nena_Terez-Objekti-Ilustrim-Prishtine-09-11-2015-dp_21492238909.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 7 gus 2017 Me 5 shtator bëhet shenjtërimi i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë](https://www.koha.net/kulture/me-5-shtator-behet-shenjterimi-i-katedrales-nene-tereza-ne-prishtine)
- [![Papa i vlerave humane që ngjall shpresën midis shqiptarëve](https://resources.koha.net/images/2025/April/26/3359e940-8036-47fc-bddf-d5fa4bc7878c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 26 pri 2025 Papa i vlerave humane që ngjall shpresën midis shqiptarëve](https://www.koha.net/shtojca-kulture/papa-i-vlerave-humane-qe-ngjall-shpresen-midis-shqiptareve)

[Kulturë.]() [Ditëlindja e Dritëro Agollit festohet me shtëpinë-muze në vendlindjen e tij](https://www.koha.net/kulture/ditelindja-e-dritero-agollit-festohet-me-shtepine-muze-ne-vendlindjen-e-tij)

[Arbëri.]() [Emini për propozimin për Bondsteelin: S’pritet automatikisht lajm i mirë në rrethanat aktuale](https://www.koha.net/arberi/emini-per-propozimin-e-kurtit-per-bondsteelin-spritet-automatikisht-lajm-i-mire-ne-rrethanat-aktuale)

[Arbëri.]() [Pesë zyrtarë policorë pezullohen pas videos ku shihej i riu me këmbë të thyer që tërhiqej nga ta](https://www.koha.net/arberi/pese-zyrtare-pezullohen-pas-videos-ku-shihej-i-riu-me-kembe-te-thyer-qe-terhiqej-nga-ta)

[Futboll.]() [Atletico triumfon ndaj Man. Utd](https://www.koha.net/futboll/atletico-triumfon-ndaj-man-utd)

[Botë.]() [Papa Leoni u diagnostikua me kancer në mushkëri, operimi i shkon me sukses](https://www.koha.net/bote/papa-leoni-u-diagnostikua-me-kancer-ne-mushkeri-operimi-i-shkon-me-sukses)

[Futboll.]() [Interi pëson humbje shokuese nga Brugge](https://www.koha.net/futboll/interi-peson-humbje-shokuese-nga-brugge)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çfarë i shkruante Papa Françesku kardinalit shqiptar Ernest Simoni","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/cfare-i-shkruante-papa-francesku-kardinalit-shqiptar-ernest-simoni","datePublished":"2017-08-30T13:26:00+02:00","dateModified":"2026-07-26T20:41:21+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":500,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju...","url":"https://www.koha.net/arberi/cfare-i-shkruante-papa-francesku-kardinalit-shqiptar-ernest-simoni","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/August/30/30papa1504085168.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
