Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Blerim Isufaj appeals to the Supreme Court against the dismissal of the Chief Prosecutor of the Special Prosecution Office

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është ankuar në Gjykatën Supreme pasi u shkarkua nga kjo pozitë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), konfirmoi zëdhënësja e Supremes, Antigona Lutfiu.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”, tha Lutfiu.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 2 tetor mori vendim për shkarkimin e Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale./KSP