Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Berisha: Rama's resignation, the only solution

Sali berisha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij si zgjidhjen e vetme për situatën e krijuar pas protestave në vend.

Në një konferencë për media, Berisha u ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve që t’u bashkohen protestave studentore, për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor.

“U bëj thirrje mjekëve, infermierëve që të solidarizohen me studentët. Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi narkoregjimi sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’ju lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve”, tha Berisha.

Ai deklaroi se Partia Demokratike i mbështet kërkesat e studentëve dhe përsëriti thirrjen që Rama të largohet nga pushteti.

“PD-ja mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Edhe një herë, i kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen. Është tërësisht i pashpresë”, u shpreh Berisha.

Read other updates
protest

Shqipëria nën kaos, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës