Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Bekim Sejdiu does not have the blessing of all LDK deputies

Bekim Sjediu

Photo: Driton Pacharada

The agreement between Vetëvendosje and LDK for Bekim Sejdiu as a presidential candidate has not received the full support of LDK MPs. Avdullah Hoti has stated that he will not vote for him, while within the parliamentary group there are MPs who say that they were not consulted about the candidacy made official on Monday.

Kandidati i përbashkët i Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike për president, Bekim Sjediu, nuk e ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të partisë së tretë për kah fuqia në Kuvend.

Avdullah Hoti, ligjvënës nga LDK-ja, tha se nuk e përkrah kandidaturën e Sejdiut, për shkak se sipas tij, ky emër nuk është figurë unifikuese që ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe që përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Hoti tha se kundërshtia e tij mbështetet edhe në arsye të tjera.

“Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, vlerësoi Hoti.

E një deputet tjetër i LDK-së, në kushte anonimiteti, i tha KOHËS se lidhur me kandidaturën e Sejdiut, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku nuk është konsultuar me ta.

“Ende nuk mund ta them nëse do ta votoj, por kryetari nuk e ka diskutuar me ne kandidaturën e Sejdiut. Besoj do të mblidhemi nesër”.

Po ashtu, një tjetër burim brenda partisë i tha KOHËS se të martën në orën 14:00 do të mblidhet Kryesia e LDK-së e më pas do të ketë mbledhje edhe Grupi Parlamentar. Rendi i ditës nuk është bërë i ditur. Por, në takim pritet që Abdixhiku ta kërkojë garancinë e deputetëve për votimin e Sejdiut për president.

Lidhur me ujdinë mes dy subjekteve, KOHA ka tentuar të marrë qëndrim edhe nga deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, por nuk ia ka dalë.

Hoti dhe Bajrami ishin ndër deputetët që para një muaji kërkuan largimin e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë, por ai rifitoi besimin e anëtarëve të kuvendit të LDK-së.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, eksponentë të LVV-së deklaruan se i kanë 62 vota për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa LDK-ja numëron 18 deputetë. Së bashku, arrijnë minimumin prej 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.