Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Behrami: I have no hope for the Appeal, we will take away the advantage that Speciale has abused

Artan Behrami

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se partia e tij me nismën që ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, synon t’ia heqë avantazhin kësaj gjykate për të cilin thotë se ajo e ka keqpërdorur. 

“Për 6 vjet me radhë procesi ka qenë përplot me shkelje, me përbuzje të Kushtetutës së Kosovës, të Konventave ndërkombëtare, shkelje të të drejtave të njeriut e kështu me radhë. Ligji për Dhomat e Specializuara ka dhënë një avantazh të cilin e ka keqpërdorur në mënyrë çnjerëzore Prokuroria e Gjykatës Speciale. Këtë avantazh duhet ta heqim. Ligji duhet t’u japë palëve mundësi të barabarta që ta mbrojnë të vërtetën...Personalisht nuk kam shpresë në Apel. Edhe në Apel keni gjyqtarë që kanë qenë në rastin e Calit, në Kushtetuese të kësaj gjykate keni gjyqtarë që i kanë dënuar Grupin e Drenicës për një viktimë që s’ka as emër, as identitet as kurgjo”, ka thënë Behrami në “Interaktiv” të KTV-së. 

On Wednesday, the Special Chamber sentenced Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, and Jakup Krasniqi to 81 years in prison for war crimes, and acquitted them of crimes against humanity.

Behrami ka thënë se Specialja, si asnjë gjykatë tjetër në botë, i ka të gjitha nën një fanellë. 

“Ekaterina Trendafilova i emëron gjykatësit e paraprakes, të Supremes, të Kushtetueses dhe të Apelit. Është nonsens kjo. Plus ka autoritet me i fal të dënuarit. Është si të themi një mbretëreshë në krejt atë gjykatë. Duhet të ketë balancë që i përshtatet Kushtetutës së Kosovës dhe Konventave ndërkombëtare”, tha Behrami. 

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar të hënën se kanë proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar.
Hamza ka thënë se meqë Specialja u krijua për t’i adresuar pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martyt, në Hagë duhet të gjykohen akuzat që kanë të bëjnë me trafikim organesh dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës të barten në Kosovë.

Behrami në “Interaktiv” ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se ka kërkuar uljen e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale. 

“Prej fillimit kur u themeluan Dhomat e Specializuara të Kosovës, mbrojtja e krerëve të UÇK-së u detyrua të funksionojë si strukturë paralele, e braktisur nga shteti, nga bashkësia ndërkombëtare, nga Bashkimi Evropian. Kundër ishte Serbia, Rusia, BE, shteti i Kosovës. Funksionuan si struktura paralele të pambështetura, e pakuptuara nga askush. Financiarisht janë mbështetur pjesërisht. S’ka pasur strategji shtetërore me i mbështet sa duhet krerët e UÇK-së. Z. Kurti nganjëherë jeton si në vitet ’90 e mendon se krerët e UÇK-së duhet të trajtohen si të burgosurit politik në burgjet e Serbisë. Kur ai bëri takim me mbrojtjen, qëllimi nuk ishte unifikimi i mbrojtjes, por reduktimi i shpenzimeve”, tha Behrami.  

Behrami ka thënë se kërkesa kryesore e Kurtit ishte të reduktohen shpenzimet. 

“Ideja e tij ishte me reduktu ekipin, me i reduktu shpenzimet. E kundërta e çdo shteti që ka bërë në rajonin tonë. Serbia familjes së Millosheviqit ia kishte blerë shtëpinë në Hagë”, ka thënë Behrami.