---
description: Delegacioni i Kosovës i përbërë nga Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ministri...
title: Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Turqisë merren vesh për shkëmbim informacionesh
image: https://resources.koha.net/images/2018/October/13/unnamed1539427832.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Turqisë merren vesh për shkëmbim informacionesh

![](https://resources.koha.net/images/2018/October/13/unnamed1539427832.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 13 tetor 2018 14:50
- Shpërndaje në:

- 13 tetor 2018 14:50
- Shpërndaje në:

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zyrtarë tjerë, kanë përfunduar pjesëmarrjen në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Bali të Indonezisë nga data 9-13 tetor 2018.

Në ditën e fundit të qëndrimit, Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Hamza kanë marrë pjesë në diskutimet e Guvernatorëve dhe Ministrave të Evropës Qendrore dhe Lindore lidhur me Perspektiven Ekonomike Rajonale të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Gjithashtu, siç njofton komunikata, gjatë ditës së fundit, përfaqësues të BQK-së kanë marrë pjesë në mbledhjen plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, ku temë diskutimi kanë qenë: rritja e bashkëpunimit me qëllim të shmangies së rreziqeve, parametrat global, si dhe politikat dhe prioritetet e FMN-së për të ndihmuar vendet anëtare.

Gjatë qëndrimit në Indonezi dhe pjesëmarrjes në sesionet plenare të organizuara nga FMN dhe Banka Botërore, delegacioni nga Banka Qendrore e Kosovës i kryesuar nga Guvernatori, kanë takuar drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, nga të cilët kanë marrë mbështetje në realizimin e objektivave të BQK-së në mbështetje të zhvillimit të vendit.

Në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka marrë pjesë në sesionin plenar të FMN-së dhe BB-së, ku fjalimet kryesore u mbajtën nga Presidenti i Indonezisë, shkëlqesia e tij Joko Widodo, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde dhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

[Edhe ![Përfaqësuesit e BQK-së marrin përkrahjen e FMN-së e BB-së nga vizitat në Washington](https://resources.koha.net/images/2019/April/14/unnamed_11555253513.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 pri 2019 Përfaqësuesit e BQK-së marrin përkrahjen e FMN-së e BB-së nga vizitat në Washington](https://www.koha.net/arberi/perfaqesuesit-e-bqk-se-marrin-perkrahjen-e-fmn-se-e-bb-se-nga-vizitat-ne-washington)

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka takuar zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar, si dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

Gjatë takimeve vjetore, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë përkrahje nga Departamenti i FMN-së për Evropë rreth kërkesës së BQK-së për Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Stability Sector Review).

Në të njëjtën kohë, gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit ne mes te Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Guvernatori Mehmeti dhe Bankës Qendrore të Turqisë, përfaqësuar nga Guvernatori Çetinkaya, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve mes dy institucioneve.

Po ashtu, takime jane zhvilluar edhe me Drejtorin e ri të Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya, si dhe me Drejtorin në ardhje të Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner.

[Edhe ![FMN-ja dhe Banka Botërore vazhdojnë mbështetjen për Kosovën](https://resources.koha.net/images/2018/October/12/Foto_21539355434.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 tet 2018 FMN-ja dhe Banka Botërore vazhdojnë mbështetjen për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/fmn-ja-dhe-banka-boterore-vazhdojne-mbeshtetjen-per-kosoven)

Në kuadër të takimeve vjetore në Bali të Indonezisë, delegacioni i BQK-së ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.

Takimet vjetore të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (WBG), për çdo vit sjellin së bashku bankierët e bankave qendrore, ministrat e financave, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe akademikëve për të diskutuar çështjet e financave të fokusuara në ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe ato të sistemit financiar botëror.

Artikuj të ngjashëm

- [![FMN vazhdon përkrahjen për BQK-në](https://resources.koha.net/images/2018/October/11/bqk1539248658.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 tet 2018 FMN vazhdon përkrahjen për BQK-në](https://www.koha.net/arberi/fmn-vazhdon-perkrahjen-per-bqk-ne)
- [![BQK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me BQ-në e Turqisë](https://resources.koha.net/images/2018/September/16/BQK1537118209.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 tet 2018 BQK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me BQ-në e Turqisë](https://www.koha.net/arberi/bqk-nenshkruan-memorandum-mirekuptimi-me-bq-ne-e-turqise)
- [![Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore](https://resources.koha.net/images/2020/February/05/unnamed_11580910927.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 shk 2020 Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore](https://www.koha.net/arberi/guvernatori-i-bqk-se-takon-perfaqesuesit-e-bankes-boterore)

[Kulturë.]() [Veprat e Degas, Matisse, Miró dhe Rivera zgjojnë interes para ankandit](https://www.koha.net/kulture/veprat-e-degas-matisse-miro-dhe-rivera-zgjojne-interes-para-ankandit)

[Arbëri.]() [Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt](https://www.koha.net/arberi/refuzohet-kerkesa-qe-drejtori-i-policise-te-raportoje-javen-e-ardhshme-para-deputeteve-per-vrasjen-e-zekajt)

[Lifestyle.]() [Pemët dhe perimet mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të veshkave](https://www.koha.net/lifestyle/pemet-dhe-perimet-mund-te-ndihmojne-ne-trajtimin-e-semundjeve-te-veshkave)

[Botë.]() [Kush është Gadi Eisenkot, sfiduesi kryesor i Netanyahut](https://www.koha.net/bote/kush-eshte-gadi-eisenkot-sfiduesi-kryesor-i-netanyahut)

[Arbëri.]() [GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik](https://www.koha.net/arberi/glps-byroja-per-konfiskim-rrezikon-te-behet-mjet-politik)

[Botë.]() [19 vjet në pushtet - Netanyahu kandidon për mandatin e shtatë rekord](https://www.koha.net/bote/19-vjet-ne-pushtet-netanyahu-kandidon-per-mandatin-e-shtate-rekord)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Turqisë merren vesh për shkëmbim informacionesh","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/banka-qendrore-e-kosoves-dhe-ajo-e-turqise-merren-vesh-per-shkembim-informacionesh","datePublished":"2018-10-13T14:50:22+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:25:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":602,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Delegacioni i Kosovës i përbërë nga Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ministri...","url":"https://www.koha.net/arberi/banka-qendrore-e-kosoves-dhe-ajo-e-turqise-merren-vesh-per-shkembim-informacionesh","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2018/October/13/unnamed1539427832.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
