---
description: Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk ndjen asnjë presion në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe se qëndrimi i saj është i qartë dhe i njohu
title: "Balje: S’kam kurrfarë presioni, Vetëvendosje e di qëndrimin tim"
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/17/ea059544-2e83-44e1-be35-0f2f5bd3ae84.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Balje: S’kam kurrfarë presioni, Vetëvendosje e di qëndrimin tim

![Duda Balje](https://resources.koha.net/images/2025/May/17/ea059544-2e83-44e1-be35-0f2f5bd3ae84.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 maj 2025 10:56
- Shpërndaje në:

- 17 maj 2025 10:56
- Shpërndaje në:

Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk ndjen asnjë presion në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe se qëndrimi i saj është i qartë dhe i njohur për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vetëvendosje e din qëndrimin tim. Kam përjetuar kohëra të vështira pas disa deklaratave, por kam dalë faqebardhë dhe qëndrimin nuk e ndryshoj”, ka theksuar Balje, duke iu referuar komenteve që qarkulluan për takime me akterë të Serbisë.

Ajo mohoi kategorikisht çdo mundësi për bashkëpunim me subjektet politike serbe.

“Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me serbët. As nuk kemi pas presion, as ndonjë votë nga ana e tyre”, u shpreh Balje.

Duke folur për krizën institucionale dhe procesin e zgjedhjes së presidentit apo formimit të institucioneve të reja, Balje u shpreh se topi është ende në fushën e partive shqiptare.

“Partitë shqiptare duhet së pari të bëjnë marrëveshje mes vete. Presidentja ka lënë edhe një kohë shtesë, që ndoshta mund të arrihet ndonjë marrëveshje. Nëse jo, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por nëse as Kushtetuesja nuk jep një përgjigje decizive, kriza do të vazhdojë – dhe kjo është shumë keq për shtetin e Kosovës”, paralajmëroi ajo.

[Lexo përditësimet tjera![Tentimi i 12-të për konstituim të Kuvendit](https://resources.koha.net/images/2025/May/17/bd11f143-728f-4800-9c3f-093567f3884e.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit</h4>](https://www.koha.net/arberi/sot-perpjekja-e-17-te-per-konstituimin-e-kuvendit)

[#Duda Balje](https://www.koha.net/tag/duda-balje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Balje: S’kam arsye të ndërroj qëndrim nga hera e fundit](https://resources.koha.net/images/2026/August/06/214f034e-d961-4e21-a1d5-eb1548fd91b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 gus 2026 Balje: S’kam arsye të ndërroj qëndrim nga hera e fundit](https://www.koha.net/arberi/balje-skam-arsye-te-nderroj-qendrim-nga-hera-e-fundit)
- [![Balje: Shpresoj që PDK-ja dhe LDK-ja do të bëjnë marrëveshje me VV-në](https://resources.koha.net/images/2025/May/17/ea059544-2e83-44e1-be35-0f2f5bd3ae84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 gus 2025 Balje: Shpresoj që PDK-ja dhe LDK-ja do të bëjnë marrëveshje me VV-në](https://www.koha.net/arberi/balje-shpresoj-qe-pdk-ja-dhe-ldk-ja-do-te-bejne-marreveshje-me-vv-ne)
- [![Balje e prerë: Nuk e votojmë propozimin e VV-së](https://resources.koha.net/images/2025/May/01/0d3b8117-275f-45e0-b203-017a4b1101d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 maj 2025 Balje e prerë: Nuk e votojmë propozimin e VV-së](https://www.koha.net/arberi/balje-e-prere-nuk-e-votojme-propozimin-e-vv-se)
- [![Balje: S’e ndryshojmë qëndrimin](https://resources.koha.net/images/2025/April/25/e0316cce-56e8-4ed7-bee5-766d1bdea388.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 pri 2025 Balje: S’e ndryshojmë qëndrimin](https://www.koha.net/arberi/balje-se-ndryshojme-qendrimin)
- [![Balje: Kriza nuk do të tejkalohet lehtë](https://resources.koha.net/images/2025/April/25/e0316cce-56e8-4ed7-bee5-766d1bdea388.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 gus 2025 Balje: Kriza nuk do të tejkalohet lehtë](https://www.koha.net/arberi/balje-kriza-nuk-do-te-tejkalohet-lehte)

[Botë.]() [Marrëveshja me Rusinë rikthen përplasjen Trump-Zelensky](https://www.koha.net/bote/marreveshja-me-rusine-rikthen-perplasjen-trump-zelensky)

[Botë.]() [India arreston mijëra “buburreca”](https://www.koha.net/bote/india-arreston-mijera-buburreca)

[Showbiz.]() [Sekretet e Facebookut dalin në dritë me “The Social Reckoning”](https://www.koha.net/showbiz/sekretet-e-facebookut-dalin-ne-drite-me-the-social-reckoning)

[Arbëri.]() [Rama: Misioni i radhës, të bëhem kryeministër](https://www.koha.net/arberi/rama-misioni-i-radhes-te-behem-kryeminister)

[Showbiz.]() [Spiunazh, pushtet dhe sekrete në serialin “Black Doves 2”](https://www.koha.net/showbiz/spiunazh-pushtet-dhe-sekrete-ne-serialin-black-doves-2)

[Futboll.]() [Supergoli i talentit Ahmeti në Kroaci](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-talentit-ahmeti-ne-kroaci)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Balje: S’kam kurrfarë presioni, Vetëvendosje e di qëndrimin tim","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/balje-skam-kurrfare-presioni-vetevendosje-e-di-qendrimin-tim","datePublished":"2025-05-17T10:56:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":216,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk ndjen asnjë presion në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe se qëndrimi i saj është i qartë dhe i njohu","url":"https://www.koha.net/arberi/balje-skam-kurrfare-presioni-vetevendosje-e-di-qendrimin-tim","keywords":"Duda Balje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/17/ea059544-2e83-44e1-be35-0f2f5bd3ae84.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
