---
description: Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndihet i tradhtuar që peticioni për bashkimin...
title: Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri
image: https://resources.koha.net/images/2019/February/21/Agim_Bahtiri1550773720.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri

- 19 maj 2019 21:15
- Shpërndaje në:

- 19 maj 2019 21:15
- Shpërndaje në:

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndihet i tradhtuar që peticioni për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut që nga janari nuk u shqyrtua asnjëherë në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri thekson se nuk e di se pse nuk po shqyrtohet peticioni, derisa thekson se nuk do të heqë dorë nga iniciativa e tij, raporton KTV.

Partia e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili përkrahu Bahtirin në iniciativën e tij, garoi me Gonxhe Çaushin për kryetare të Mitrovicës së Veriut.

Ajo thotë se me PDK-në, Mitrovica do të jetë e bashkuar por, sipas saj, për këtë duhet shumë punë.

Edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, thotë se e ka në plan bashkimin e Mitrovicës.

Por, LDK-ja dhe AAK-ja deklarojnë se duhet pasur shumë kujdes në planin për bashkimin e dy komunave.

Pavarësisht se e përkrahin idenë për bashkim, thonë se ishte e qartë se nuk do të përkrahej nga niveli qendror.

[Edhe ![Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri](https://resources.koha.net/images/2019/May/18/Mitrovica-Ura-Qyteti-Veriu-Jugu-Ilustrime-25-03-2014-dp-11558162506.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 20 maj 2019 Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri](https://www.koha.net/video/bahtiri-sheq-dore-nga-ideja-per-bashkimin-e-mitrovices-thote-se-do-te-fitonte-edhe-ne-veri-1)

Qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe nuk u besojnë institucioneve të vendit.

Iniciativa e kryetarit Agim Bahtiri për bashkimin e dy komunave erdhi pas dorëheqjes se kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Peticioni me më shumë se 16 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës së Jugut për bashkimin e qytetit u dorëzua në janar të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- [![Komisioni parlamentar s’pranon ta shqyrtojë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/10/Peticioni-Mitrovica11549821994.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 shk 2019 Komisioni parlamentar s’pranon ta shqyrtojë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/komisioni-parlamentar-spranon-ta-shqyrtoje-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices-1)
- [![Bahtiri ia dorëzon Veselit peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/January/16/agim_bahtiri_kadri_veseli_-_koha1547631783.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 jan 2019 Bahtiri ia dorëzon Veselit peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/bahtiri-ia-dorezon-veselit-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices-1)
- [![Bahtiri mbështet kandidatin e VV për kryetar të Mitrovicës veriore](https://resources.koha.net/images/2019/May/14/14bah1557829661.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 maj 2019 Bahtiri mbështet kandidatin e VV për kryetar të Mitrovicës veriore](https://www.koha.net/arberi/bahtiri-mbeshtet-kandidatin-e-vv-per-kryetar-te-mitrovices-veriore)
- [![I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/21/Agim_Bahtiri1550773720.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 shk 2019 I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/i-zhgenjyer-me-kuvendin-bahtiri-te-thaci-me-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices)

[Arbëri.]() [Interpretimi i melodisë së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, Kandiq: E turpshme](https://www.koha.net/arberi/interpretimi-i-melodise-se-kenges-nacionaliste-serbe-kunder-kosoves-ne-bruksel-kandiq-e-turpshme)

[Showbiz.]() [Robert Pattinson do ta interpretojë James Bondin](https://www.koha.net/showbiz/robert-patinson-do-ta-interpretoje-james-bondin)

[Kronikë.]() [Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër personave në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/aktakuze-per-shitblerje-te-narkotikeve-ndaj-kater-personave-ne-gjakove)

[Kronikë.]() [Ndalohet për 48 orë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare](https://www.koha.net/kronike/ndalohet-per-48-ore-zyrtari-i-gjykates-themelore-ne-prishtine-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare)

[Arbëri.]() [Emini: Këngën nacionaliste serbe do ta prisja në mitingun e Millosheviqit, jo në Bruksel](https://www.koha.net/arberi/emini-kengen-nacionaliste-serbe-do-ta-prisja-ne-mitingun-e-millosheviqit-jo-ne-bruksel)

[Arbëri.]() [Rama kritikon interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Bruksel](https://www.koha.net/arberi/rama-per-melodine-e-kenges-nacionaliste-ne-bruksel-te-mos-kaloje-ne-heshtje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/bahtiri-sheq-dore-nga-ideja-per-bashkimin-e-mitrovices-thote-se-do-te-fitonte-edhe-ne-veri","datePublished":"2019-05-19T21:15:49+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":252,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndihet i tradhtuar që peticioni për bashkimin...","url":"https://www.koha.net/arberi/bahtiri-sheq-dore-nga-ideja-per-bashkimin-e-mitrovices-thote-se-do-te-fitonte-edhe-ne-veri","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/February/21/Agim_Bahtiri1550773720.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
