---
description: Avni Llumnica është shpallur fajtor për tentim-vrasjen e Azem Vllasit, rast i...
title: "Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin &quot;Syri i Popullit&quot;, Ramabaja lirohet nga akuzat "
image: https://resources.koha.net/images/2022/November/11/Syri_Popullit-Sadri_Ramabaja-Avni_llumnica-azem_vllasi_-_driton_pacarada1668157379.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin "Syri i Popullit", Ramabaja lirohet nga akuzat

![](https://resources.koha.net/images/2022/November/11/Syri_Popullit-Sadri_Ramabaja-Avni_llumnica-azem_vllasi_-_driton_pacarada1668157379.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 11 nëntor 2022 10:49
- Shpërndaje në:

- Nga: [Ardit Kika](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles) [![Ardit Kika](https://resources.koha.net/author/2021/May/28/ardit_kika1622231451.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles)
- 11 nëntor 2022 10:49
- Shpërndaje në:

Avni Llumnica është shpallur fajtor për tentim-vrasjen e Azem Vllasit, rast i njohur si [**"Syri i Popullit"**](https://www.koha.net/tag/syri-i-popullit/).

Ai u shpall fajtor për ndihmë në vrasje të rëndë e mbetur në tentativë.

Kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli, ka thënë se i akuzuari Llumnica ka ikur në Maqedoni bashkë me Murat Jasharin pasi ky i fundit kishte tentuar ta vrasë Vllasin.

Llumnica u dënua me 4 vjet e 6 muaj. Ndërkohë, Sadri Ramabaja u lirua nga aktakuza pasi nuk është arritur të vërtetohet kryerja e veprës penale.

“I pandehuri Avni Llumnica është fajtor sepse më datën 13.08.2017 në Prishtinë në bashkëkryerje me të pandehurin Murat Jashari, ku i njëjti ka tentuar ta privojë nga jeta, tani të dëmtuarin Azem Vllasi, nga hakmarrja e paskrupullt dhe për shkak të motiveve të ulëta si ish-funksionar i Kosovës i viteve të 80-a që është konsideruar tradhtar i vendit... i pandehuri Avni Llumnica ka kontribuuar thelbësisht në kryerjen e veprës penale duke e ndihmuar Murat Jasharin në atë mënyrë që më datën 06.03.2017 me automjetin e tij të markës BMË me targa të Zvicrës e ka sjellë nga Zvicra në Kosovë”, ka thënë Konxheli.

Emri i organizatës “Syri i Popullit” u bë i njohur më 12 mars të vitit 2017, kur në orët e hershme të atij mëngjesi, Murat Jashari një aktivist politik i viteve të 90-ta, trokiti në derën e banesës së avokatit Azem Vllasi në Prishtinë, për ta vrarë atë.

[Edhe ![“Populli që shkroi historinë...” dhe Kosova e vetmuar](https://resources.koha.net/images/2023/June/11/Azemi_Promovimi_dp-21686487146.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 11 qer 2023 “Populli që shkroi historinë...” dhe Kosova e vetmuar](https://www.koha.net/shtojca-kulture/populli-qe-shkroi-historine-dhe-kosova-e-vetmuar)

Menjëherë pasi Vllasi hapi derën, Murat Jashari shkrepi me armë zjarri duke tentuar që ta vriste Vllasin.

Pas pak kohësh nisën arrestimet e para ku pos Jasharit që kreu tentim-vrasjen u arrestua edhe Avni Llumnica. Këta dy persona u arrestuan nën akuzat se ishin pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, e cila mori përgjegjësinë për tentim-vrasjen e Azem Vllasit.

Murat Jashari pati vdekur më 3 mars të vitit të kaluar. 

Artikuj të ngjashëm

- [![Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë](https://resources.koha.net/images/2024/November/18/56ccfb13-a56d-4cf3-84bc-e5de75adbcd8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë](https://www.koha.net/arberi/tri-vjet-nga-sulmi-terrorist-ne-banjske-shumica-e-te-akuzuarve-ende-te-lire)
- [![Plava thotë se nuk e ka kryer vrasjen: U morëm vesh me Murselin që unë ta marr përgjegjësinë](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/cb48c136-c65f-43bc-a88e-969375827d05.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 mar 2026 Plava thotë se nuk e ka kryer vrasjen: U morëm vesh me Murselin që unë ta marr përgjegjësinë](https://www.koha.net/kronike/plava-terhiqet-nga-deklarata-ne-polici-tregon-se-cfare-i-premtoi-murseli-per-vrasjen-e-ademajt)
- [![Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska”](https://resources.koha.net/images/2025/July/22/f79ee3cb-f9ba-437b-8de0-bdf3e91f943a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2025 Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska”](https://www.koha.net/arberi/kallezim-penal-ndaj-kater-deshmitareve-ne-rastin-banjska)
- [![Prej burgut deri te veterani i UÇK-së: Kur e larguam Serbinë, u ballafaquam me demonët tanë](https://resources.koha.net/images/2025/July/27/5d97da62-5801-406b-aac4-203360b568d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 kor 2025 Prej burgut deri te veterani i UÇK-së: Kur e larguam Serbinë, u ballafaquam me demonët tanë](https://www.koha.net/arberi/prej-burgut-deri-te-veterani-i-uck-se-kur-e-larguam-serbine-u-ballafaquam-me-demonet-tane)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Avni Llumnica shpallet fajtor në rastin \"Syri i Popullit\", Ramabaja lirohet nga akuzat ","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/avni-llumnica-shpallet-fajtor-ne-rastin-quot-syri-i-popullit-quot-4-vjet-e-gjysme-burgim","datePublished":"2022-11-11T10:49:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":339,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardit Kika","url":"https://www.koha.net/autori/ardit-kika/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Avni Llumnica është shpallur fajtor për tentim-vrasjen e Azem Vllasit, rast i...","url":"https://www.koha.net/arberi/avni-llumnica-shpallet-fajtor-ne-rastin-quot-syri-i-popullit-quot-4-vjet-e-gjysme-burgim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/November/11/Syri_Popullit-Sadri_Ramabaja-Avni_llumnica-azem_vllasi_-_driton_pacarada1668157379.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
