Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Avastin added to the list of missing drugs in Oncology

Oncology Clinic

Oncology Clinic | Photo: KOHA

Edhe një tjetër terapi kundër kancerit mungon në Klinikën e Onkologjisë, duke shtuar listën e barnave që pacientët nuk po mund t’i marrin në institucionin publik. Bëhet fjalë për Avastinin. Sipas njohësit të prokurimit, Ardit Dragusha, problemet nuk lidhen vetëm me furnizimin, por me të gjithë zinxhirin e menaxhimit të barnave nga planifikimi dhe përcaktimi i nevojave, deri te zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave.

Pas terapive të tjera që kanë munguar në vazhdimësi, tash pacientët po përballen edhe me mungesën e Avastinit (Bevacizumab), një terapi që përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit. 

Avastin është një ilaç biologjik që pengon formimin e enëve të reja të gjakut në tumore, duke kufizuar furnizimin e tyre me gjak dhe ushqyes.

Burime brenda Klinikës së Onkologjisë kanë konfirmuar se kjo terapi nuk është në dispozicion prej disa ditësh.

“Jo, ende është duke munguar. U bë një javë që nuk ka terapi. Kur vjen, a diçka, e di që s’kanë treguar”, ka treguar një punëtore në Klinikë. 

Edhe çmimi i kësaj terapia arrin deri në një mije euro. 

also Ministry of Health reviews the price of medicinal products Arberi Ministry of Health reviews the price of medicinal products

Sipas njohësit të prokurimit, Ardit Dragusha, problemet nuk lidhen vetëm me furnizimin, por me të gjithë zinxhirin e menaxhimit të barnave nga planifikimi dhe përcaktimi i nevojave, deri te zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave.

“Mungesa e barnave në klinikën e Onkologjisë lidhet në masë të madhe me keqmenaxhimin e procesit të furnizimit. Problemet shfaqen në disa faza, si në rastet kur procedurat e prokurimit nuk iniciohen me kohë, pra kur planifikimi i prokurimit nuk e përcjell dinamikën reale të shpenzimit të stokut. Pastaj, edhe në rastet kur planifikimi bëhet me rregull, problemet shfaqen gjatë zhvillimit të procedurave, si vonesat në vlerësimin e ofertave, ankesat dhe rivlerësimet apo anulimet, që çojnë në vonesa, por edhe kur nënshkruhen kontratat, ndodh që furnizimi nuk bëhet me kohë, ose në sasitë e përcaktuara”, ka vlerësuar Dragusha. 

Për disa nga terapitë për të cilat KOHA ka raportuar më herët, SHSKUK-ja kishte hapur procedura të prokurimit, por ato ishin anuluar me arsyetimin se ofertat e operatorëve ekonomikë ishin më të larta se buxheti i paraparë.

Por, sipas Dragushës, këto raste nuk mund të trajtohen vetëm si probleme të furnizimit.

“Pra, mungesat që po i përjetojnë pacientët nuk duhet të shihen vetëm si problem i furnizimit, por si rezultat i një zinxhiri problemesh në menaxhimin e prokurimit nga planifikimi i nevojave dhe menaxhimi i stokut te zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave. Në rastin e barnave për trajtimin e kancerit, bëhet fjalë për barna që janë pjesë e Listës Esenciale të Barnave dhe për të cilat janë ndarë mjete buxhetore. Prandaj, është e papranueshme që pacientët me kancer të detyrohen t’i blejnë terapitë vetë, veçanërisht kur mungesat zgjasin me javë apo muaj dhe çmimet janë të papërballueshme për qytetarët”, ka thënë ai.

also Violence against 12-year-old girl, worrying online exposure and failure of preventive mechanisms Arberi Violence against 12-year-old girl, worrying online exposure and failure of preventive mechanisms

KOHA i ka dërguar pyetje SHSKUK-së lidhur me kohën kur pritet të hapet procedura e prokurimit për furnizimin me terapinë e Avastinit, si dhe për arsyet e mungesës së saj, por deri në publikimin e këtij raporti nuk ka marrë përgjigje.

KOHA ka raportuar edhe për mungesën e terapisë Dabrafenib, terapi kjo që përdoret për trajtimin e disa llojeve të kancerit, e që për ta siguruar atë jashtë shteti pacientëve u kushton deri 1.600 euro.