Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

A person wanted for war crimes against the civilian population in Skenderaj is arrested

arrest - handcuffs

Photo: Illustration

Photo: Driton Pacharada

Është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me një rast të periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skenderaj, ndërsa koha e saktë e veprës nuk është bërë e ditur.

“Krime lufte kundër popullatës civile - Skenderaj Maj-Qershor 1998 – Koha NN. Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur”, thuhet në njoftimin policor. 

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprën për të cilën dyshohet personi i arrestuar apo rrethanat konkrete të rastit.