---
description: Agjencia Antikorrupsion ka nxjerr vendim, se Hajriz Koca, i emëruar Sekretar i...
title: "Antikorrupsioni vendos: Koca në konflikt interesi për postin e Sekretarit në MIN, kërkohet shkarkimi i tij"
image: https://resources.koha.net/images/2019/July/04/Koca1562259906.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Antikorrupsioni vendos: Koca në konflikt interesi për postin e Sekretarit në MIN, kërkohet shkarkimi i tij

![](https://resources.koha.net/images/2019/July/04/Koca1562259906.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 korrik 2019 18:41
- Shpërndaje në:

- 18 korrik 2019 18:41
- Shpërndaje në:

Agjencia Antikorrupsion ka nxjerr vendim, se Hajriz Koca, i emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit është në konflikt interesi për këtë pozitë.

Siç thuhet në pikën e parë të këtij vendimi, kjo “për shkak se deri para se të zgjidhej dhe emërohet në këtë pozitë i njëjti ishte Këshilltar politik i Ministrit të po kësaj Ministrie”.

“Kjo situatë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit e funksionit politik”, thuhet më tej në këtë pikë të vendimit, përcjell Koha.net.

“Agjencia do të kërkojë nga institucioni ku zyrtari i lartë ushtron funksionin që të fillojë procedurat për shkarkimin e tij”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

Vetë Koca nuk ka dashur ta komentojë këtë vendim. E ka lënë për nesër.

[Edhe ![Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi](https://resources.koha.net/images/2019/July/19/Koca1563557169.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 kor 2019 Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi](https://www.koha.net/arberi/koca-nuk-e-perfille-antikorrupsionin-qe-gjeti-konflikt-interesi-thote-se-do-te-beje-padi)

“Nesër gjatë ditës do t’ju jap qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje”, i ka thënë Koca KTV-së.

[Kujtojmë se disa muaj pas emërimit e disa javë pas raportimit në KTV, Agjencia Kundër Korrupsionit është mobilizuar për ta hetuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit, Hajriz Koca.](https://www.koha.net/arberi/172390/antikorrupsioni-heton-sekretarin-e-ministrise-se-inovacionit-per-konflikt-interesi/)

Kjo Agjenci ia ka konfirmuar KTV-së se ka nisur letërkëmbimet me Kocën, për ta parë mundësinë e konfliktit të interesit.

Para se të emërohej në këtë pozitë në fund të vitit të kaluar, Koca ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, neni 18, përcakton kufizimet kohore ndërmjet emërimeve të tilla të zyrtarëve.

> [Lexo edhe: Njeriu i Lushtakut, Hajriz Koca, nga këshilltar politik në Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit](https://www.koha.net/arberi/163482/njeriu-i-lushtakut-hajriz-koca-nga-keshilltar-politik-ne-sekretar-te-pergjithshem-ne-ministrine-e-inovacionit/)

Hajriz Koca, që ka lidhje familjare me Sami Lushtakun, ka qenë drejtor e zëdhënës i Komunës së Skenderajt, në kohën sa komuna udhëhiqej nga njeriu i PDK-së.

[Edhe ![Antikorrupsioni heton sekretarin e Ministrisë së Inovacionit për konflikt interesi](https://resources.koha.net/images/2019/July/04/Koca1562259906.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2019 Antikorrupsioni heton sekretarin e Ministrisë së Inovacionit për konflikt interesi](https://www.koha.net/arberi/antikorrupsioni-heton-sekretarin-e-ministrise-se-inovacionit-per-konflikt-interesi)

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm

- [![Kundër-korrupsioni, pas raportimit të KTV-së, e njofton zyrtarin e MI-së se është në konflikt interesi](https://resources.koha.net/images/2019/May/17/Hajriz-Koca1558113825.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2019 Kundër-korrupsioni, pas raportimit të KTV-së, e njofton zyrtarin e MI-së se është në konflikt interesi](https://www.koha.net/arberi/kunder-korrupsioni-pas-raportimit-te-ktv-se-e-njofton-zyrtarin-e-mi-se-se-eshte-ne-konflikt-interesi)
- [![Gjykata ia mundëson Kocit vazhdimin e mandatit të sekretarit deri në vendimin përfundimtar të saj](https://resources.koha.net/images/2019/May/17/Hajriz-Koca1558113825.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 gus 2019 Gjykata ia mundëson Kocit vazhdimin e mandatit të sekretarit deri në vendimin përfundimtar të saj](https://www.koha.net/arberi/gjykata-ia-mundeson-kocit-vazhdimin-e-mandatit-te-sekretarit-deri-ne-vendimin-perfundimtar-te-saj)
- [![Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi](https://resources.koha.net/images/2019/July/19/Koca1563557169.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 19 kor 2019 Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi](https://www.koha.net/video/koca-nuk-perfill-antikorrupsionin-qe-gjeti-konflikt-interesi-thote-se-do-te-beje-padi)

[Kronikë.]() [Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmon mjekja që ia dha ndihmën e parë viktimës argjentinase](https://www.koha.net/kronike/vazhdon-rigjykimi-i-endrit-nikes-deshmon-mjekja-qe-ia-dha-ndihmen-e-pare-viktimes-argjentinase)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

[Futboll.]() [Asllani e Gruda në ekipin e xhiros në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/asllani-e-gruda-ne-ekipin-e-xhiros-ne-bundeslige)

[Botë.]() [Shkencëtarët parashikojnë se 2026-ta do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/shkencetaret-parashikojne-se-2026-ta-do-te-jete-viti-me-i-nxehte-i-regjistruar-ndonjehere)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani: “Nuk do të mund të shkruaja tregim më të mirë”](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-nuk-do-te-mund-te-shkruaja-tregim-me-te-mire)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Antikorrupsioni vendos: Koca në konflikt interesi për postin e Sekretarit në MIN, kërkohet shkarkimi i tij","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/antikorrupsioni-vendos-koca-ne-konflikt-interesi-per-postin-e-sekretarit-ne-min-kerkohet-shkarkimi-i-tij","datePublished":"2019-07-18T18:41:29+02:00","dateModified":"2026-07-08T23:10:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":338,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Agjencia Antikorrupsion ka nxjerr vendim, se Hajriz Koca, i emëruar Sekretar i...","url":"https://www.koha.net/arberi/antikorrupsioni-vendos-koca-ne-konflikt-interesi-per-postin-e-sekretarit-ne-min-kerkohet-shkarkimi-i-tij","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/July/04/Koca1562259906.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
