Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Aliu confesses to being imprisoned in Belgrade because of the "Përpejka" group

Ali Ali

Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer për periudhën kur u burgos si pjesë e grupit të studentëve shqiptarë në Beograd, të njohur si “Përpjekja”. Në bashkëbisedimin me publicistin Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu ka treguar se pas burgut kishte dalë shumë i dobësuar.

Surroi ka rikujtuar se Aliu dhe disa nga shokët e tij ishin marrë në burg me pretendimin se përbënin një grup armiqësor, duke  shpjeguar se “Përpjekja” ishte grupi i parë i studentëve shqiptarë në Beograd, i cili kishte synim krijimin e një grupi me karakter muzikor, kulturor e letrar.

“...vetëm ta përmendim, ‘Përpjekja’ ishte grupi juaj, grupi i parë i studentëve shqiptarë në Beograd, i cili u përpoq të krijojë një grup muzikor, kulturor e letrar. Kjo ishte ideja”, ka treguar Surroi.

Aliu ka përmendur disa nga emrat që ishin pjesë e këtij grupi.

“Po, me Latif Berishën, Agim Gjakovën, Zekeria Canën, Ymer Jakën, Din Mehmeti...”.

Sipas Aliut, nga grupi i iniciatorëve, në burg kishte përfunduar vetëm ai.

“Po si ndaj nesh që kishim qenë iniciatorët, nga seksioni jonë, në burg kisha qenë vetëm unë. Zeqa ishte i historisë, nuk ishte në seminarin tonë, po edhe Din Mehmeti”, ka thënë Aliu.
 

Read other updates
Ali Ali

Ali Aliu on POINT with Veton Surroin