---
description: Në disa institucione në qytete të ndryshme të Shqipërisë mëngjesin e së enjtes ka shkuar një e-mail nga një adresë e paidentifikuar në të cilin pretendohet se n
title: Alarme për bombë në disa qytete në Shqipëri, rrethohen institucionet
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/27/e398ccde-33d5-4a2c-8772-7a5cc4161488.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Alarme për bombë në disa qytete në Shqipëri, rrethohen institucionet

![al](https://resources.koha.net/images/2026/August/27/e398ccde-33d5-4a2c-8772-7a5cc4161488.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 gusht 2026 12:11
- Shpërndaje në:

- 27 gusht 2026 12:11
- Shpërndaje në:

Në disa institucione në qytete të ndryshme të Shqipërisë mëngjesin e së enjtes ka shkuar një e-mail nga një adresë e paidentifikuar në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur bombë.

Policia e Shtetit njoftoi se "nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi".

**“**Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi”, njoftoi Policia.

Në Vlorë mesazh i tillë u ka shkuar Gjykatës, Bashkisë, Prokurorisë, Spitalit e disa institucioneve të tjera. Top Channel raportoi se në mesazh shkruhej paralajmërimi: “Kujdes, kemi vendosur bombë”. 

Ndërsa në Durrës është raportuar se në mesazhin kërcënues shkruhej: “të pafetë do të bëhen copash nga një bombë”. Në Elbasan po ashtu është raportuar njëjtë. 

[Edhe ![Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, një kovë mes rrugës alarmon zonën](https://resources.koha.net/images/2026/May/30/520b5900-e650-4343-ba33-4cd6850611ad.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 30 maj 2026 Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, një kovë mes rrugës alarmon zonën](https://www.koha.net/kronike/alarm-per-bombe-prane-ambasades-amerikane-ne-tirane-nje-send-i-lene-mes-te-rruges-alarmon-zonen)

“Përshëndetje, ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh”, raportoi TCH për mesazhin e shkruar.  

Njësitet policore nuk kanë gjetur diçka të dyshimtë pas kontrolleve. 

[#Shqipëria](https://www.koha.net/tag/shqiperia) [#Alarm për bombë](https://www.koha.net/tag/alarm-per-bombe) [#institucione](https://www.koha.net/tag/institucione)

Artikuj të ngjashëm

- [![Emaile kërcënuese në Shqipëri: “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë"](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/142c1fab-42a2-4833-88eb-f991fc6bc236.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 tet 2026 Emaile kërcënuese në Shqipëri: “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë"](https://www.koha.net/arberi/emaile-kercenuese-ne-shqiperi-do-te-vrasim-shqiptare-derisa-ta-njihni-kosoven-si-territor-te-serbise)
- [![Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve](https://resources.koha.net/images/2025/April/30/3297023f-144b-4f22-ba4f-56fddad661e0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 6 gus 2026 Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve](https://www.koha.net/kronike/alarm-per-bombe-ne-stacionin-e-autobuseve)
- [![Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi](https://resources.koha.net/images/2024/June/08/6105a023-0288-4755-bb41-b4a04c4a72f4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 qer 2026 Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi](https://www.koha.net/arberi/policia-dy-kercenimet-per-bombe-ne-stacionin-e-autobuseve-nga-i-njejti-numer-ne-serbi)
- [![Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon](https://resources.koha.net/images/2024/December/26/2551f1a8-2119-4b55-92ba-a6da06e67f1f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 qer 2026 Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon](https://www.koha.net/kronike/nje-mjet-eksplodues-me-nje-leter-kercenuese-lihen-te-dera-e-nje-objekti-ne-peje-policia-intervenon)

[Arbëri.]() [Hoti: S'jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme](https://www.koha.net/arberi/hoti-sjam-i-bindur-se-projektligji-per-specialen-do-te-sjelle-ndryshimet-e-nevojshme-per-mbrojtjen-e-4-shes-se-uck-se)

[Botë.]() [Policia turke bastis selinë e televizionit opozitar, ia ndërpret transmetimet live](https://www.koha.net/bote/policia-turke-bastis-seline-e-televizionit-opozitar-ia-nderpret-transmetimet-live)

[Arbëri.]() [Qeveria çon përpara marrëveshjet me Austrinë e Turqinë për sigurime sociale](https://www.koha.net/arberi/qeveria-con-perpara-marreveshjet-me-austrine-e-turqine-per-sigurime-sociale)

[Arbëri.]() [Qeveria miraton Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore](https://www.koha.net/arberi/qeveria-miraton-projektligjin-per-themelimin-e-inspektoratit-qendror-te-trashegimise-kulturore)

[Arbëri.]() [Qeveria ndan 275 mijë euro për rinovimin e disa shtëpive të komuniteteve joshumicë në veri](https://www.koha.net/arberi/qeveria-ndan-275-mije-per-rinovimin-e-disa-shtepive-te-komuniteteve-joshumice-ne-veri)

[Botë.]() [Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/zelensky-sulmet-ruse-lene-600-mije-persona-pa-energji-elektrike-ne-ukraine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Alarme për bombë në disa qytete në Shqipëri, rrethohen institucionet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/alarme-per-bombe-ne-disa-qytete-ne-shqiperi-rrethohen-institucionet","datePublished":"2026-08-27T12:11:10+02:00","dateModified":"2026-08-27T12:12:49+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":271,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në disa institucione në qytete të ndryshme të Shqipërisë mëngjesin e së enjtes ka shkuar një e-mail nga një adresë e paidentifikuar në të cilin pretendohet se n","url":"https://www.koha.net/arberi/alarme-per-bombe-ne-disa-qytete-ne-shqiperi-rrethohen-institucionet","keywords":"Shqipëria, Alarm për bombë, institucione","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/27/e398ccde-33d5-4a2c-8772-7a5cc4161488.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
