Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Indictment against three people in Prizren for smuggling 10 migrants

Prizren Basic Prosecutor's Office

Prizren Basic Prosecutor's Office

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës, S.D. dyshohet se ka organizuar dhe drejtuar kontrabandimin e 10 migrantëve, shtetas të Egjiptit, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, konkretisht te ura e fshatit Shkozë.

Sipas Prokurorisë, S.D. kishte marrë me qira një automjet dhe ua kishte dorëzuar B.D. dhe A.F., me qëllim që këta të fundit t’i transportonin migrantët nga zona e Vërmicës drejt pikës kufitare Kosovë–Serbi.

“Rreth orës 01:50min, B.D., dhe A.F., kishin ndaluar me automjet në shiritin emergjent të autostradës, në afërsi të urës së fshatit Shkozë, ku kishin pritur migrantët. Në momentin e afrimit të zyrtarëve policorë, në afërsi të automjetit janë vërejtur 10 persona të shtrirë në tokë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe ishin duke pritur për t’u transportuar më tej. Sipas aktakuzës, 10 migrantët kishin paguar në total 25,000 euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.