---
description: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar...
title: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim
image: https://resources.koha.net/images/2019/January/11/auto_rreqebulli115152762281547231963.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim

![Foto: Ilustrim](https://resources.koha.net/images/2019/January/11/auto_rreqebulli115152762281547231963.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 janar 2019 15:41
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 15 janar 2019 15:41
- Shpërndaje në:

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar për vrasjen e maces së egër në rajonin e Ferizajt.

Ky agjencion thotë se sipas legjislacionit në fuqi, parashihet edhe dënimi me gjobë dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.

Gjeni më poshtë reagimin e plotë të agjencisë:

Macja e egër është lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet me ligjet në fuqi

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për vrasjen e një maceje të egër (Felis Sylvestris), në rajonin e Ferizajt e cila bënë pjesë në listën e llojeve të egra vendore strikt të mbrojtura. Fillimisht kjo mace e egër ishte identifikuar gabimisht si Rrëqebull (Lynx Lynx Balkanicus).

Menjëherë pas marrjes së informatës Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së bashku me Inspektoratin e MMPH-së, janë angazhuar për të ndërmarrë masat e duhura sipas legjislacionit në fuqi. Mirëpo paraprakisht Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në bazë të kompetencave që ka bazuar në Ligjin për Gjuetinë, ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke u marrë rastin në fjalë.

[Edhe ![Shoqata e Gjahtarëve thotë se në Ferizaj s'u vra rrëqebull por macë e egër, kafshë po ashtu e mbrojtur me ligj](https://resources.koha.net/images/2019/January/11/auto_rreqebulli115152762281547231963.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 11 jan 2019 Shoqata e Gjahtarëve thotë se në Ferizaj s'u vra rrëqebull por macë e egër, kafshë po ashtu e mbrojtur me ligj](https://www.koha.net/kronike/shoqata-e-gjahtareve-thote-se-ne-ferizaj-su-vra-rreqebull-por-mace-e-eger-kafshe-po-ashtu-e-mbrojtur-me-ligj)

Me këtë rast duhet cekur dhe sqaruar se njëjtë sikurse Rrëqebulli, edhe Macja e egër është një lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet rreptësisht me ligjet në fuqi, dhe gjithashtu sipas legjislacionit parashihet edhe dënimi me gjobë dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për çdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj llojeve të rralla dhe të mbrojtura me ligj.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i faunës IKMN përmes kamerave kurth dhe të dhënave nga terreni ka konstatuar praninë e llojit të maces së egër në disa habitate në territorin e Kosovës dhe gjendja e saj është e mirë.

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjuetarët në Ferizaj thonë se kafsha e vrarë nuk ishte rrëqebull](https://resources.koha.net/images/2019/January/11/ferizaj_1547195824-64959561547202373.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 11 jan 2019 Gjuetarët në Ferizaj thonë se kafsha e vrarë nuk ishte rrëqebull](https://www.koha.net/kronike/gjuetaret-ne-ferizaj-thone-se-kafsha-e-vrare-nuk-ishte-rreqebull)
- [![Rrezik nga arinjtë, Policia bën apel për kujdes në zonën malore të Shtërpcës](https://resources.koha.net/images/2025/June/02/b731164c-4fb8-40ad-8532-b878aab99695.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 qer 2025 Rrezik nga arinjtë, Policia bën apel për kujdes në zonën malore të Shtërpcës](https://www.koha.net/arberi/rrezik-nga-arinjte-policia-ben-apel-per-kujdes-ne-zonen-malore-te-shterpces)
- [![Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin](https://resources.koha.net/images/2023/November/28/policia-arrestim-e1465727256599-11701175249.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 4 dhj 2024 Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin](https://www.koha.net/kronike/shoqerohet-ne-stacion-policor-nje-person-ne-ferizaj-dyshohet-se-qelloi-me-pushke-qenin)
- [![Anulohet gara për vrasjen e maceve në Zelandën e Re](https://resources.koha.net/images/2023/April/19/_129407469_gettyimages-1248218509.jpg1681915293.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 pri 2023 Anulohet gara për vrasjen e maceve në Zelandën e Re](https://www.koha.net/bote/anulohet-gara-per-vrasjen-e-maceve-ne-zelanden-e-re)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së](https://www.koha.net/arberi/driton-gojani-zgjidhet-kryesues-i-bordit-te-zrre-se)

[Futboll.]() [Portieri i Beninit sfidon Messin](https://www.koha.net/futboll/portieri-i-beninit-sfidon-messin)

[Futboll.]() [Fotoja e Huijsenit diskutohet në rrjetet sociale](https://www.koha.net/futboll/fotoja-e-huijsenit-diskutohet-ne-rrjetet-sociale)

[Showbiz.]() [Stallone rrëfen përplasjen fizike me Richard Gere: Do t’ia thyeja dhëmbët](https://www.koha.net/showbiz/sylvester-stallone-rrefen-perplasjen-fizike-me-richard-gere-do-ti-thyeja-dhembet)

[Futboll.]() [Scott lëndohet dhe largohet nga grumbullimi i Anglisë](https://www.koha.net/futboll/scott-lendohet-dhe-largohet-nga-grumbullimi-i-anglise)

[Arbëri.]() [Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme](https://www.koha.net/arberi/kalon-ne-parim-projektligji-per-byrone-per-konfiskim-te-pasurise-se-pajustifikueshme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/agjencioni-per-mbrojtjen-e-mjedisit-thote-se-gjuetia-ndaj-maces-se-eger-denohet-me-burgim","datePublished":"2019-01-15T15:41:33+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:20:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":371,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar...","url":"https://www.koha.net/arberi/agjencioni-per-mbrojtjen-e-mjedisit-thote-se-gjuetia-ndaj-maces-se-eger-denohet-me-burgim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/January/11/auto_rreqebulli115152762281547231963.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
