---
description: Besim Tahiri &amp;euml;sht&amp;euml; zyrtar n&amp;euml; Ministrin&amp;euml; e Infrastruktur&amp;euml;s. Ai po hetohej p&amp;euml;r...
title: I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”
image: https://resources.koha.net/images/2022/February/04/auto_Autostrada-Arben_Xhaferi-Perfundimi-Perurimi-Leshimi_per_Qarkullim-Ilustrime-Hani_Elezit-29-05-2019-dp_415591409781643998661.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”

![](https://resources.koha.net/images/2022/February/04/auto_Autostrada-Arben_Xhaferi-Perfundimi-Perurimi-Leshimi_per_Qarkullim-Ilustrime-Hani_Elezit-29-05-2019-dp_415591409781643998661.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Saranda Ramaj](https://www.koha.net/autori/saranda-ramaj/articles) [![Saranda Ramaj](https://resources.koha.net/author/2022/June/15/287527318_703770194250470_8854020304397702752_n1655305366.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/saranda-ramaj/articles)
- 18 shkurt 2022 20:17
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Saranda Ramaj](https://www.koha.net/autori/saranda-ramaj/articles) [![Saranda Ramaj](https://resources.koha.net/author/2022/June/15/287527318_703770194250470_8854020304397702752_n1655305366.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/saranda-ramaj/articles)
- 18 shkurt 2022 20:17
- Shpërndaje në:

## Besim Tahiri është zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ai po hetohej për aferën e pagesës së 53 milionë eurove për “Bechtel Enkan”, por Prokuroria Speciale e ka pezulluar hetimin ndaj tij për shkak që ka qenë i paqasshëm. Gjatë kohës së këtij hetimi Tahiri vazhdimisht është paraqitur në zyrën e tij në ministri. Siç kanë konfirmuar nga ky institucion, në 6 muajt e fundit ai nuk ka shkuar në punë vetëm dy javë për shkak të një problemi shëndetësor

Aktakuza e ngritur për aferën e njohur të pagesës së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel Enka” aktualisht ka tre të akuzuar, por mund t’i kishte katër, po të arrinte Prokuroria Speciale që ta kontaktonte Besim Tahirin, ish-shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Në aktakuzën kundër ish-ministrit Pal Lekaj, ish-këshilltarit të tij, Eset Berisha e ish-sekretarit Nebih Shatri, Tahiri përmendet disa herë.

Por Prokuroria Speciale pretendon që nuk ka mundur t’ia gjente adresën.

Një gjë e tillë thuhet qysh në fillim të aktakuzës.

“Më datë 27.9.2017, në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë, në cilësi të personave zyrtarë, Pal Lekaj, ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror dhe Nebih Shatri - sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, në bashkëpunim edhe me të pandehurin Besim Tahiri - drejtor i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, i cili tani për tani është i paqasshëm për Prokurorinë”, thuhet në aktakuzë.

[Edhe ![Në përpjekje për ta demantuar, Prokuroria Speciale rikonfirmon lajmin e KOHËS](https://resources.koha.net/images/2022/February/04/auto_Autostrada-Arben_Xhaferi-Perfundimi-Perurimi-Leshimi_per_Qarkullim-Ilustrime-Hani_Elezit-29-05-2019-dp_415591409781643998661.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 shk 2022 Në përpjekje për ta demantuar, Prokuroria Speciale rikonfirmon lajmin e KOHËS](https://www.koha.net/arberi/ne-perpjekje-per-ta-demantuar-prokuroria-speciale-rikonfirmon-lajmin-e-kohes)

E në disa faqe më poshtë, në aktakuzë prokurorët e rastit kanë thënë që për shkak që nuk u është përgjigjur ftesave, për Tahirin kanë lëshuar urdhër-arrest, ndërsa hetimi ndaj tij është pezulluar deri kur ta “gjenin”.

“Meqenëse i pandehuri Besim Tahiri nuk u është përgjigjur ftesave të PSRK-së për marrje në pyetje në kohën e paraparë të përcaktuar dhe duke u bazuar në faktin se i njëjti qëllimisht u është shmangur ftesave, PSRK e ka vlerësuar si përpjekje të tij për t’iu shmangur organeve të drejtësisë. Mbi këtë bazë, në kuptim të nenit 175 të KPP, me qellim që i njëjti të sillet para organit të akuzës për intervistim, ka lëshuar urdhër arrest. Prandaj, Prokuroria për momentin ka pezulluar hetimet për të pandehurin Besim Tahiri”, thuhet në aktakuzë.

Por, për kohën që Prokuroria Speciale pretendon që ka qenë i paqasshëm, Tahiri është paguar nga buxheti i shtetit. Ai vazhdon të jetë zyrtar në administratën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Një gjë të tillë, nëpërmjet një bisede telefonike, e ka konfirmuar eprori i tij, Fejzullah Mustafa.

*Gazetarja: Z. Tahiri, a mban ende pozitë brenda Ministrisë së Infrastrukturës?*

[Edhe ![Ish-ministri Lekaj mbrohet në heshtje në rastin “53-milionëshi”](https://resources.koha.net/images/2024/February/04/LEKAJ1707076245.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 3 sht 2026 Ish-ministri Lekaj mbrohet në heshtje në rastin “53-milionëshi”](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ish-ministri-lekaj-mbrohet-ne-heshtje-ne-rastin-53-milioneshi)

**Mustafa**: Unë jam drejtor i tij. Është shef i divizionit. Po, mban pozitë.

*Gazetarja: Do të thotë, këta gjashtë muajt e fundit ai ka qenë në punë?*

**Mustafa**: Po ka qenë në punë, përveç dy javëve që ka qenë qetash me.. me ... do të thotë ka qenë sëmurë dhe i ka bashkëngjitur dokumentet zyrtare në platformë për dy javët e fundit se ka qenë i sëmurë.

KOHA ka provuar ta kontaktojë edhe Tahirin, por ai ka qenë i paqasshëm.

[Edhe ![Zharku: Asnjëherë nuk ka pasur neglizhencë të pagesave ndaj punëkryerësit](https://resources.koha.net/images/2025/November/17/044f1d4e-8def-4c88-8f74-cc5d249a9549.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 17 nën 2025 Zharku: Asnjëherë nuk ka pasur neglizhencë të pagesave ndaj punëkryerësit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/zharku-asnjehere-nuk-ka-pasur-neglizhence-te-pagesave-ndaj-punekryeresit)

Prokuroria Speciale nuk ka kthyer përgjigje për atë se si e kanë konsideruar të paqasshëm një zyrtar publik.

Aktakuza e ngritur javë me parë nga Prokuroria Speciale është një aktakuzë me dëmin më të madh të pretenduar që dyshohet se është shkaktuar nga një aferë korrupsioni. Mbi 38 milionë euro dyshohet që është dëmtuar buxheti për shkak të keqpërdorimeve të pretenduara në këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- [![Ndërpritet seanca në rastin e “53-milionëshit”](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/ad4f0d4b-550a-4128-8928-256362cfaa70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 maj 2025 Ndërpritet seanca në rastin e “53-milionëshit”](https://www.koha.net/arberi/nderpritet-seanca-ne-rastin-e-53-milioneshit)
- [![Prokuroria kërkon ashpërsim të dënimit në rastin “53-milionëshi”, mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/a0c6fc80-9cf3-49eb-b873-2f579fea210b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 7 tet 2024 Prokuroria kërkon ashpërsim të dënimit në rastin “53-milionëshi”, mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/prokuroria-kerkon-ashpersim-te-denimit-ne-rastin-53-milioneshi-mbrojtja-kerkon-lirimin-e-te-akuzuarve)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Qorrolli e sheh të mundshme marrëveshjen VV – PDK për presidentin](https://www.koha.net/arberi/qorrolli-e-sheh-te-mundshme-marreveshjen-vv-pdk-per-presidentin)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Kuvendi pritet të dalë me deklaratë kundër dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kuvendi-pritet-te-dale-me-deklarate-kunder-denimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Komuna e Prishtinës dështon të vendosë tarifa për veturat që hyjnë në qendër](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/komuna-e-prishtines-deshton-te-vendose-tarifa-per-veturat-qe-hyjne-ne-qender)

[Futboll.]() [Italia mposhtet nga Belgjika](https://www.koha.net/futboll/italia-mposhtet-nga-belgjika)

[Futboll.]() [Mbappe ia siguron fitoren Francës në debutimin e Zidanes](https://www.koha.net/futboll/mbappe-ia-siguron-fitoren-frances-ne-debutimin-e-zidanes)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e 370 civilëve shqiptarëve](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/nis-gjykimi-ndaj-te-akuzuarve-per-vrasjen-e-370-civileve-shqiptareve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/afera-e-53-milione-eurove-zyrtari-i-mi-se-i-paqasshem-per-prokurorine-por-shkon-perdite-ne-pune","datePublished":"2022-02-18T20:17:33+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":557,"author":[{"@type":"Person","name":"Saranda Ramaj","url":"https://www.koha.net/autori/saranda-ramaj/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Besim Tahiri &euml;sht&euml; zyrtar n&euml; Ministrin&euml; e Infrastruktur&euml;s. Ai po hetohej p&euml;r...","url":"https://www.koha.net/arberi/afera-e-53-milione-eurove-zyrtari-i-mi-se-i-paqasshem-per-prokurorine-por-shkon-perdite-ne-pune","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/February/04/auto_Autostrada-Arben_Xhaferi-Perfundimi-Perurimi-Leshimi_per_Qarkullim-Ilustrime-Hani_Elezit-29-05-2019-dp_415591409781643998661.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
