---
description: Gjykata Kushtetuese ka vendosur që presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet deri më së largu më 6 tetor.
title: Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor
image: https://resources.koha.net/images/2023/July/21/kushtetuesja1689967375.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor

![Gjykata Kushtetuese](https://resources.koha.net/images/2023/July/21/kushtetuesja1689967375.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 shtator 2026 14:58
- Shpërndaje në:

- 23 shtator 2026 14:58
- Shpërndaje në:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet deri më së largu më 6 tetor. 

Në njoftimin për vendim për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se më 8 gusht ka nisur të rrjedhë afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Gjykata ka konstatuar se kalimi i afatit prej 30 ditësh për konstituim e ka për pasojë nisjen e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentin. 

“TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 \[Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026;” thuhet në pikën e gjashtë të vendimit.

Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan pikërisht për shkak të dështimit të partive për t’u dakorduar për emrin e presidentit të ri.

Pas 7 qershorit, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës konstituive me arsyetimin se pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhjet.

Kryetari i saj, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, pas disa takimesh njoftuan se janë dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut për president. Por marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së dhe Sejdiu më vonë njoftoi për tërheqje nga kandidatura.

[Lexo përditësimet tjera![Kuvend 1 1shtator](https://resources.koha.net/images/2026/September/11/01ce7f59-4661-4af6-882e-f5d7b72a28b2.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Kushtetuesja: Kuvendi është konstituuar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues</h4>Gjykata Kushtetuese ka vendosur se konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar...](https://www.koha.net/arberi/kushtetuesja-kuvendi-eshte-konstituar-formimi-i-qeverise-seshte-antikushtetues)

[#Gjykata Kushtetuese](https://www.koha.net/tag/gjykata-kushtetuese)

Artikuj të ngjashëm

- [![Si u caktua 6 tetori afat i fundit për zgjedhjen e presidentit](https://resources.koha.net/images/2026/March/09/339af86c-a053-47b2-9346-d216d3539978.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Si u caktua 6 tetori afat i fundit për zgjedhjen e presidentit](https://www.koha.net/arberi/si-u-caktua-6-tetori-afat-i-fundit-per-zgjedhjen-e-presidentit)
- [![Java vendimtare: President ose zgjedhje të reja](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/bb79c309-9bbb-4fbd-a00b-7bbf28c75b00.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 sht 2026 Java vendimtare: President ose zgjedhje të reja](https://www.koha.net/arberi/java-vendimtare-president-ose-zgjedhje-te-reja)
- [![PDK-ja kërkon fillimisht ndryshimin e Ligjit për Specialen e pastaj presidentin, por a ka kohë?](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/1a648808-9f07-45e6-8f25-2832e55b11f6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 PDK-ja kërkon fillimisht ndryshimin e Ligjit për Specialen e pastaj presidentin, por a ka kohë?](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-po-kerkon-fillimisht-miratimin-e-ligjit-per-specialen-e-pastaj-presidentin-por-a-ka-kohe)
- [![Ende pa marrëveshje për presidentin, PDK-ja e gatshme “menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen”](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/22ea872c-2969-4cf9-b708-681b219edd70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Ende pa marrëveshje për presidentin, PDK-ja e gatshme “menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen”](https://www.koha.net/arberi/ende-pa-marreveshje-per-presidentin-pdk-ja-e-gatshme)
- [![Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/c2396510-7b8b-4e03-b4bf-64f2155e0556.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 tet 2026 Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin](https://www.koha.net/arberi/kurti-kane-nisur-komunikimet-per-arritjen-e-nje-marreveshjeje-per-presidentin)

[Showbiz.]() [Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult në audicione sekrete për rolin e James Bondit](https://www.koha.net/showbiz/robert-pattinson-dhe-nicholas-hoult-ne-audicione-sekrete-per-rolin-e-james-bondit)

[Kronikë.]() [Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli, kërkohej nga autoritetet kroate](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-ne-kulle-nje-person-i-kerkuar-nga-interpoli-kerkohej-nga-autoritetet-kroate)

[Botë.]() [Policia polake vazhdon hetimet për sulmin e armatosur që la gjashtë të vdekur](https://www.koha.net/bote/policia-polake-vazhdon-hetimet-per-sulmin-e-armatosur-qe-la-gjashte-te-vdekur)

[Ekonomi.]() [Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard](https://www.koha.net/ekonomi/kosova-importoi-mbi-63-miliarde-euro-mallra-vetem-per-10-muaj-eksporti-nuk-arriti-1-miliard)

[Botë.]() [SHBA-ja ofron 20 mln dollarë shpërblim për informacion lidhur me programin bërthamor të Iranit](https://www.koha.net/bote/shba-ja-ofron-20-mln-dollare-shperblim-per-informacion-lidhur-me-programin-berthamor-te-iranit)

[Lifestyle.]() [Nga ndëshkimi fizik te mbështetja emocionale, si po ndryshon prindërimi ndër breza](https://www.koha.net/lifestyle/nga-ndeshkimi-fizik-te-mbeshtetja-emocionale-si-po-ndryshon-prinderimi-nder-breza)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/afati-per-zgjedhjen-e-presidentit-perfundon-me-6-tetor","datePublished":"2026-09-23T14:58:07+02:00","dateModified":"2026-09-23T15:23:32+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":262,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata Kushtetuese ka vendosur që presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet deri më së largu më 6 tetor.","url":"https://www.koha.net/arberi/afati-per-zgjedhjen-e-presidentit-perfundon-me-6-tetor","keywords":"Gjykata Kushtetuese","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/July/21/kushtetuesja1689967375.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
