Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Abdixhiku on the changes to the Law on Special: It was just a fraud, we told you so

Lumir Abdixiku 2026

Photo: Driton Pacharada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se, më pak se 48 orë pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, është kuptuar se nisma nuk prodhon efektin juridik që ishte premtuar. Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte paralajmëruar dhe ua kishte bërë të qartë këtë qytetarëve.

Të martën, në seancën kur u zgjodh edhe presidentja e re, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë projektligjin për Specialen. LDK-ja ishte e vetmja parti që nuk mori pjesë në votim. 

Në një status në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se ata që e mbështetën këtë nismë janë “habitur” me efektet juridike që prodhon kjo nismë, duke e cilësuar si mashtrim me emocionet e qytetarëve.

“Po, ju kanë mashtruar! Dhe po, ua kemi thënë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja kishte paralajmëruar për pasojat që në seancën e 5 tetorit në Kuvendin e Kosovës, por, siç shprehet ai, në vend të dëgjimit të argumenteve, partia e tij ishte sulmuar politikisht dhe ishte akuzuar si kundërshtare e UÇK-së.

“Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, kryetari i LDK-së është shprehur se beteja partiake është vendosur mbi atë që e quan “përpjekje kombëtare”.

Abdixhiku ka rikujtuar se qëndrimi i LDK-së ishte bërë publik më 5 tetor në Kuvend dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta rilexojnë atë që kishte thënë partia në atë kohë.

“E vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!”, ka përfunduar ai.

QËNDRIMI ZYRTAR I LDK-së, ekstrakt

October 5, 2026 

Assembly of the Republic of Kosovo

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë. Pikërisht për këtë, çdo veprim institucional duhet t’i shërbejë drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe interesit të Kosovës. 

Familjeve dhe qytetarëve u detyrohemi sinqeritet. 

Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike.

Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Prandaj, vetë miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton zbatimin e tyre dhe as rezultatin që po u premtohet qytetarëve.

Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, (nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushretuese), ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht, mund të mos prodhojë efektin juridik që pretendohet, ndërkohë që pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës.

Për këto arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme. LDK paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare që ajo bart. U bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve që t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë dhe të Republikës së Kosovës.

Our stance stems from responsibility towards Kosovo. We do not deceive the people with initiatives that do not produce the legal effect promised to citizens. We do not nurture false hopes and do not use people's pain and feelings for political gain. Such sensitive issues require legal seriousness and coordination with our allies. (Marrë nga postimi i Abdixhikut në Facebook)