Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

77 days of protests in Tirana, Rama says the Zvërnec project will not be stopped

Rama to FT: I am not the godfather of the project in Zvërnec

Për ditën e 77-të rresht kanë protestuar aktivistë e qytetarë në Tiranë, me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.

Protestat që patën nisur kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, janë kthyer në thirrjet “Shqipëri e re” e “Ju erdhi fundi”.

Por pavarësisht se janë bërë më shumë se dy muaj protesta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur se projekti nuk do të ndalet. Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, Rama ka thënë se protestat më nuk janë siç ishin ato në fillim.

Ai ka thënë se Qeveria do të zhvillojë konsulta me palët e interesuar për këtë projekt. Sipas tij, në fund “projekti do të jetë i suksesshëm dhe i bukur”.