Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

68 arrested yesterday during the protest in Albania

Protest

Photo: Associated Press

Policia në Tiranë ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në protestë u arrestuan 68 persona, në mesin e të cilëve shtatë të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeçare.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se 22 protestues u proceduan penalisht.

Ata dyshohet se qëlluan me gurë e gjëra të tjera të forta në drejtim të Policisë dhe institucioneve. 

Gjatë ditës së gjashtë të protestës pati edhe zyrtarë policorë të lënduar edhe protestues. Ndërsa në disa institucione u hap flakë.

“Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore. Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

Read other updates
protest

The seventh day of protests in Albania begins with chants of "Edi Rama resigns"

The seventh day of youth protests in Albania has begun with chants of "Edi Rama...