---
description: Tiranë, 28 nëntor - 40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i janë...
title: 40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i bashkohen ekipit shqiptar për verifikimin e dëmeve në objekte
image: https://resources.koha.net/images/2019/November/28/Screenshot_11231574949109.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# 40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i bashkohen ekipit shqiptar për verifikimin e dëmeve në objekte

![](https://resources.koha.net/images/2019/November/28/Screenshot_11231574949109.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 nëntor 2019 15:51
- Shpërndaje në:

- 28 nëntor 2019 15:51
- Shpërndaje në:

Tiranë, 28 nëntor - 40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i janë bashkuar ekipit shqiptar të inxhinierëve dhe arkitektëve në terren për kontrollin teknik të çdo ndërtese të dëmtuar nga tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës me magnitude 6.4 Rihter.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit të zhvilluar me ekipin e ardhur nga Kosova deklaroi se duhet të identifikojmë ndërtesat, tashmë gati për t’u hedhur dhe më pas ndërtesat, sipas kategorive, duke nisur nga ndërtesat më sensitive, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e tjera komunitare e më pas duke kaluar te banesat.

“Duam t’i ndajmë në kategoritë e ndërtesave që janë të qëndrueshme, ndërtesa që kërkojnë rikonstruksion dhe ndërtesa që duhen hedhur pasi përbëjnë rrezik publik dhe ne kemi disa të tilla”, – u shpreh Balluku.

Ministrja falënderoi në emër të qeverisë shqiptare ekipin e arkitektëve dhe inxhinierëve nga Kosova të cilët do të jenë në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në çdo objekt.

“Ne kemi nisur nga Durrësi, Thumana e Laçi, por kemi edhe zona të tjera si Tirana e Kavaja ku rrezja e goditjes ka qenë më e lehtë, por me problematika si Tirana” – vuri në dukje ministrja.

Nga ana tjetër, ministrja Balluku apeloi ekspertët që gjatë kontaktit me banorët e prekur nga tërmeti t’i informojnë ata mbi situatën e banesës së tyre.

[Edhe ![Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit](https://resources.koha.net/images/2019/December/03/durrsaket-strehim1575396616.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 dhj 2019 Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit](https://www.koha.net/arberi/qeveria-planifikon-te-formoje-ekip-emergjent-per-strehimin-e-te-ardhurve-nga-shqiperia-pas-termetit)

“Detyra juaj është sublime në këto momente jo vetëm për identifikimin e problematikës që kemi por sepse njerëzit kanë nevojë për mbështetje. Ka kaos të madh në rrugë e njerëzit janë të shqetësuar. Edhe atyre që nuk u janë dëmtuar banesat kërkojnë të dinë mbi situatën, sepse kanë parë fqinjët e tyre nën rrënoja. Inxhinierët gjatë komunikimit me to duhet t’u thonë të vërtetën që nëse banesa e tyre është dëmtuar nuk duhet të shkelin në atë ndërtesë edhe nëse kanë pronën e tyre, sendet e tyre kujtimet e tyre Brenda. Po ashtu duhet tu thonë edhe për rastet kur ka siguri që të kthehen në banesat e tyre dhe ata nuk kanë më nevojë të rrinë në rrugë, megjithëse qeveria i ka siguruar të gjithë”, – deklaroi Balluku.

Ministrja Balluku vlerësoi edhe profesionalizmin e demonstruar nga ekipet e Kosovës të njësive operative të ushtrisë e policisë, që mbërritën në vendin tonë që në orët e para pas tërmetit.

“Jemi ndjerë krenarë e të impresionuar nga shkalla e tyre e profesionalizmit. Kanë të njëjtën përgatitje me ekipet ndërkombëtare. Kanë qëndruar profesionalisht përkrah tyre. Falënderoj vëllezërit e Kosovës për të gjithë ndihmën që na kanë dhënë”, – u shpreh ministrja Balluku/ATSH.

Artikuj të ngjashëm

- [![1183 shtëpi e mbi 17 objekte të rrënuara deri tani si pasojë e tërmetit në Shqipëri](https://resources.koha.net/images/2019/November/27/termeti_tirane_durres_shqiperi_thumane_-_r1574890392.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 dhj 2019 1183 shtëpi e mbi 17 objekte të rrënuara deri tani si pasojë e tërmetit në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/1183-shtepi-e-mbi-17-objekte-te-rrenuara-deri-tani-si-pasoj-e-termetit-ne-shqiperi)
- [![Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti](https://resources.koha.net/images/2019/December/02/inxhinieret_shqiptaro_amerikane1575323966.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 dhj 2019 Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti](https://www.koha.net/arberi/nje-grup-inxhinieresh-shqiptaro-amerikane-ndihmojne-shqiperine-e-goditur-nga-termeti)
- [![Nga Kosova në Shqipëri shkon një ekip prej 50 psikologësh](https://resources.koha.net/images/2019/November/30/77113899_10157896702998185_8399904532787625984_n1575126730.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2019 Nga Kosova në Shqipëri shkon një ekip prej 50 psikologësh](https://www.koha.net/arberi/nga-kosova-ne-shqiperi-shkon-nje-ekip-prej-50-psikologesh)
- [![Psikologë, psikiatër, epidemilogë e mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri](https://resources.koha.net/images/2019/November/29/auto_auto_Kirurgu-Istog151828646715394337671575023960.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 nën 2019 Psikologë, psikiatër, epidemilogë e mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/psikologe-psikiater-epidemiloge-e-mjeke-nga-kosova-do-te-nisen-per-ne-shqiperi)

[Showbiz.]() [Berry humbet kërkesën për kujdestari të barabartë për të birin, gjykata favorizon Martinezin](https://www.koha.net/showbiz/berry-humbet-kerkesen-per-kujdestari-te-barabarte-ndaj-te-birit-gjykata-favorizon-martinezin)

[Arbëri.]() [Kush dështoi në parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekajt, sot në “60 Minuta” me Reshat Maliqin e Muhamet Mujajn](https://www.koha.net/arberi/kush-deshtoi-ne-parandalimin-e-vrasjes-se-arlinda-zekajt-sot-ne-60-minuta-me-reshat-maliqin-e-muhamet-mujajn)

[Arbëri.]() [Aleanca: Përgjegjësia politike i takon Qeverisë, Gërvalla e Sveçla dhanë informacione të ditura nga mediat](https://www.koha.net/arberi/aleanca-pergjegjesia-politike-i-takon-qeverise-gervalla-e-svecla-dhane-informacione-te-ditura-nga-mediat)

[Botë.]() [Në Izrael nisin negociatat e vështira për formimin e qeverisë pasi Netanyahu humbi shumicën parlamentare](https://www.koha.net/bote/ne-izraelnisin-negociatat-e-veshtira-per-formimin-e-qeverise-pasinetanyahu-humbi-shumicen-parlamentare)

[Futboll.]() [Ballkani e mposht bindshëm Drenicën](https://www.koha.net/futboll/ballkani-po-fiton-ndaj-drenices)

[Arbëri.]() [“Shteti i ka duart me gjak”, protestohet edhe në Mitrovicë](https://www.koha.net/arberi/shteti-i-ka-duart-me-gjak-protestohet-edhe-ne-mitrovice)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i bashkohen ekipit shqiptar për verifikimin e dëmeve në objekte","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/40-inxhiniere-e-arkitekte-nga-kosova-i-bashkohen-ekipit-shqiptar-per-verifikimin-e-demeve-ne-objekte","datePublished":"2019-11-28T15:51:03+01:00","dateModified":"2026-07-06T15:30:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":507,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Tiranë, 28 nëntor - 40 inxhinierë e arkitektë nga Kosova i janë...","url":"https://www.koha.net/arberi/40-inxhiniere-e-arkitekte-nga-kosova-i-bashkohen-ekipit-shqiptar-per-verifikimin-e-demeve-ne-objekte","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/November/28/Screenshot_11231574949109.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
