Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Një ditë pasi Qeveria e ka dërguar në Kuvend projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja, deputetja e kësaj partie e konsideron të domosdoshme miratimin e tij, duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Deliu said that the approval of the amendment to this law in two readings would pave the way for a political agreement for the president, emphasizing that the country needs stability and a figure who aligns political forces.
"If the law is approved within two readings, supplementing and amending the law on Specialized Chambers in the Assembly, the Democratic Party of Kosovo will have 22 votes available for the election of the president. We believe that in such situations of civic need, a name must be found that contributes to stability. Even the recent calls of the representatives of the European Commission were for stability. Kosovo needs political stability more than ever. But, to guarantee this stability, a reflection of the party that has won the largest number of mandates is needed," she said.
Asked who the candidate who would unite the LVV and PDK could be, she did not mention any specific name, but said that the president should be a figure who brings political forces closer together and avoids new parliamentary elections.
“Unë nuk mund të flas se nga kush mund të vijë, por unë mendoj që të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm për situatën, momentumin politik dhe duhet të jetë dikush që përafron forcat politike, që vendi të mos rrëshqasë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Nuk mund të flas sot, sepse ende s’kemi arritur te çështja e presidentit. Dua të besoj në vullnetin e përbashkimit, nëse ai ekziston. Jo të përbashkimit në parime, por në vullnetin e asaj që ka karakterizuar sot Kosovën”, tha ajo.
Deliu stressed that PDK does not want new elections, but will not support decisions that, according to it, would be an extension of LVV's power.
“Nëse s’ka dakordim, ne nuk ikim zgjedhjeve, zgjedhjet nuk i kontribuojnë stabilitetit, por megjithatë, nëse s’ka dakordim, ne nuk mundemi të bëhemi patericë e vendimeve të askujt dhe nuk mund të bëhemi zgjatim i një pushteti, i rritjes së pushtetit që sot nuk do të duhej të ishte momentum që na përbashkon. Nëse partitë që kanë fituar numrin më të madh të ulëseve reflektojnë, janë të vetëdijshëm, siç po deklarohen që janë të shqetësuar me zhvillimet në Hagë, nëse këtë e dëshmojnë në hapa konkretë dhe nuk provojnë që të krijojnë normalitet sikur këto janë temat e politikave tona ditore, atëherë natyrisht që ne nuk kemi rrugë tjetër”, deklaroi ajo.
Speaking about the possibility of new elections in November, if there is no solution for the president, Deliu said that the September 16 verdict against former KLA leaders will be an inevitable part of the election campaign.
Ajo ka përmendur edhe problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi, përfshirë inflacionin, shëndetësinë, arsimin dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por ka thënë se, përtej këtyre çështjeve, Kosova po përballet edhe me atë që e ka cilësuar si rrezikim të historisë së luftës.
“Nëse do të ketë zgjedhje, prapë edhe proceset tona zgjedhore nuk mund të shmangen nga aktgjykimi i datës 16. Kushdo që mendon që mund të garojë me programe, unë e kuptoj që qytetarët e Kosovës sot kanë edhe nevoja të tjera dhe ju hyjmë në hak nëse s’flasim edhe për to. Jeta është… inflacioni është tepër i lartë, jeta e secilit qytetar sot është më e rënduar se asnjëherë më parë, shëndetësia është në kolaps, arsimi, kemi parë testet e fundit të PISA-s, raportet tona me partnerët janë më të cenuara se asnjëherë më parë, mirëqenia është e cenuar. Por, karshi të gjitha këtyre problemeve që i ka Kosova, sot po na rrezikohet edhe historia jonë, që ne të cilësohemi si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, theksoi ajo.
Deliu është pyetur edhe nëse është penduar për votën pro themelimit të Gjykatës Speciale. Ajo ka thënë se në kohën kur është votuar themelimi i saj, konteksti politik ka qenë ndryshe, ndërsa ka theksuar se vota e saj ka qenë në përputhje me qëndrimin e atëhershëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe krerëve të tjerë të PDK-së.
“Ka qenë komplet dhe tërësisht një kontekst tjetër politik. E thashë, raporti i Dick Martyt, akuza mbi të cilën janë akuzuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, akuza e padrejtë e sponsorizuar nga qarqet ruse e serbe. Pra, ne jemi ballafaquar asokohe me një akuzë se kemi trafikuar organe. Është përmendur Shtëpia e Verdhë, janë përmendur argumente të paqena që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime kundër njerëzimit. Fatmirësisht, të gjitha këto pretendime të rrejshme kanë rënë. As në këtë akuzë, po as në vendimin e dënimit të tyre, askund nuk përmendet trafikimi i organeve, Shtëpia e Verdhë dhe nuk përmenden edhe krimet kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, asokohe e kanë pasur edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë qenë të veshur edhe me pushtet qytetar, ata kanë qenë të vetëdijshëm për koston e rëndë që do ta paguajnë individualisht, por kanë besuar në partneritetin dhe, mbi të gjitha, kanë besuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë. Për diçka që ka votuar Hashim Thaçi asokohe, natyrisht që unë rreshtohem përherë me çlirimtarët. Dhe vota ime ka qenë votë me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, me krerët e PDK-së”, deklaroi ajo.
Ajo ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave të qytetarëve nëse nuk miratohet projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.