---
description: Ndonëse e njohur për popullsinë e saj rinore, Kosova nuk përjashtohet nga trajektorja globale e plakjes, u tha të premten në publikimin e Indeksit të Plakjes Ak
title: 11 për qind e popullsisë në Kosovë, mbi 65-vjeçare
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/20/a520abd6-e919-4299-bcea-4b4e8ab40de2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# 11 për qind e popullsisë në Kosovë, mbi 65-vjeçare

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 20 dhjetor 2024 19:50
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 20 dhjetor 2024 19:50
- Shpërndaje në:

## Popullsia e Kosovës është duke u plakur, ka treguar Indeksi i Plakjes Aktive, i prezantuar nga Agjencia e Statistikave. Sipas këtij indeksi, 11 për qind e popullsisë është aktualisht mbi moshën 65 vjeçe. E kjo matje e theksoi nevojën urgjente për forcimin e sistemit të kujdesit për të moshuarit

Ndonëse e njohur për popullsinë e saj rinore, Kosova nuk përjashtohet nga trajektorja globale e plakjes, u tha të premten në publikimin e Indeksit të Plakjes Aktive.

Ky indeks, i prezantuar nga Agjencia e Statistikave dhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues, tregoi se 11 për qind e popullsisë në Kosovës aktualisht është mbi moshën 65 vjeçe.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA në Kosovë, theksoi se plakja e popullsisë e shtron nevojën urgjente për forcimin e sistemit të kujdesit për të moshuar.

“Ky kalim demografik po ndodh më shpejt se sa pritej, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme dhe proaktive.... Edhe pse profili demografik i Kosovës është më i ri, popullsia në rritje e të moshuarve tregon për një nevojë urgjente për përmirësimin në shërbimet dhe politikat që janë të përshtatura për këtë brez”, u shpreh ajo.

Indeksi, i pari i këtij lloji në Kosovë, e synon matjen e mundësive dhe sfidave me të cilat përballet popullsia mbi 55-vjeçare, për t’i ndihmuar politikëbërësit në hartimin e strategjive efektive.

Për këtë, në shoqatën e pensionistëve kërkuan më shumë mbështetje nga institucionet.

“Ne kemi nevojë për shumë gjëra, jo vetëm për një pension, por edhe për të tjera. E kemi shoqatën, bëjmë aktivitete shumë, ne jemi me shëndet të mirë, mund të japim edhe më shumë”, ka deklaruar Selvete Shala, anëtare e Shoqatës së Pensionistëve.

[Edhe ![Ekspertët kërkojnë përgatitje të shtetit përballë plakjes së popullsisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/9005043c-853d-441d-b43c-5cf2738af262.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 sht 2026 Ekspertët kërkojnë përgatitje të shtetit përballë plakjes së popullsisë](https://www.koha.net/arberi/ekspertet-kerkojne-pergatitje-te-shtetit-perballe-plakjes-se-popullsise)

E Antigona Spojani, koordinatore e Programit të Mirëqenies Sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, tha se është në rritje edhe numri i të moshuarve që janë të vetmuar.

“Në listat e Kryqit të Kuq, nga 27 degët e Kryqit të Kuq në 27 komunat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato komuna të tjera ku ne nuk kemi degë aty, i kemi të regjistruar 742 persona të moshuar të vetmuar që kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme”, ka thënë ajo.

KOHA ka raportuar se si pensionistët diskriminohen edhe në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Ata privohen nga disa shërbime në QKUK, në disa raste nuk u ofrohen shërbime fare e në disa të tjera obligohen të paguajnë me qindra euro.

[#Agjencia e Statistikave të Kosovës](https://www.koha.net/tag/agjencia-e-statistikave-te-kosoves) [#pleqeria](https://www.koha.net/tag/pleqeria) [#mosha](https://www.koha.net/tag/mosha) [#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova po plaket, deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç](https://resources.koha.net/images/2026/July/02/4289cee0-0f42-41b7-a4bc-9f57cf1fe5f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2026 Kosova po plaket, deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç](https://www.koha.net/arberi/kosova-po-plaket-deri-me-2060-ask-ja-parasheh-moshen-mesatare-49-vjec)
- [![Pensionistët kërkojnë të kontribuojnë e të fitojnë](https://resources.koha.net/images/2024/December/12/0f5d609a-5cd2-431c-8453-7e6d42dd78bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 tet 2025 Pensionistët kërkojnë të kontribuojnë e të fitojnë](https://www.koha.net/arberi/pensionistet-kerkojne-te-kontribuojne-e-te-fitojne)
- [![OKB: Tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbeten të larta](https://resources.koha.net/images/2024/December/08/25e37d10-8bd9-46be-a39d-f0478ad8709b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2025 OKB: Tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbeten të larta](https://www.koha.net/arberi/okb-tensionet-ndermjet-prishtines-dhe-beogradit-mbeten-te-larta)
- [![Tkurrja e popullsisë, më 2024 si më 1981](https://resources.koha.net/images/2024/August/27/0488b116-0203-44c5-a9e7-722032a50f03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 jan 2025 Tkurrja e popullsisë, më 2024 si më 1981](https://www.koha.net/arberi/tkurrja-e-popullsise-me-2024-si-me-1981)

[Futboll.]() [Tensione te Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/tensione-te-manchester-unitedi)

[Arbëri.]() [Ballukut i komunikohen akuzat për korrupsion](https://www.koha.net/arberi/ballukut-i-komunikohen-akuzat-per-korrupsion)

[Futboll.]() [Ten Hag akuzon Ronaldon se “zhgënjeu” Manchester Unitedin](https://www.koha.net/futboll/ten-hag-akuzon-ronaldon-se-zhgenjeu-manchester-unitedin)

[Botë.]() [Britania po dërgon avionë ushtarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga sulmet e Houthive](https://www.koha.net/bote/britania-po-dergon-avione-ushtarake-per-te-mbrojtur-arabine-saudite-nga-sulmet-e-houthive)

[Futboll.]() [Muçi: Mund të arrijmë suksese të mëdha me Trabzonsporin](https://www.koha.net/futboll/muci-mund-te-arrijme-suksese-te-medha-me-trabzonsporin)

[Arbëri.]() [Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit](https://www.koha.net/arberi/egzon-shalti-denohet-me-25-vjet-burgim-per-vrasjen-e-auron-ferizit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"11 për qind e popullsisë në Kosovë, mbi 65-vjeçare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/11-per-qind-e-popullsise-ne-kosove-mbi-65-vjecare","datePublished":"2024-12-20T19:50:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":409,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ndonëse e njohur për popullsinë e saj rinore, Kosova nuk përjashtohet nga trajektorja globale e plakjes, u tha të premten në publikimin e Indeksit të Plakjes Ak","url":"https://www.koha.net/arberi/11-per-qind-e-popullsise-ne-kosove-mbi-65-vjecare","keywords":"Agjencia e Statistikave të Kosovës, pleqeria, mosha, Kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/20/a520abd6-e919-4299-bcea-4b4e8ab40de2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
