---
description: Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, ka njoftuar se është hakuar llogaria e TikTok-ut e kryetarit të kësaj komune Qemajl Aliu.Aliu është duke kandiduar nga r
title: Hakohet llogaria në TikTok e kryetarit të Shtimes, Vetëvendosje reagon
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/24/d66fa841-7647-4c13-9902-d46e4319f4b0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet lokale

# Hakohet llogaria në TikTok e kryetarit të Shtimes, Vetëvendosje reagon

![Qemajl Aliu](https://resources.koha.net/images/2025/September/24/d66fa841-7647-4c13-9902-d46e4319f4b0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 shtator 2025 14:59
- Shpërndaje në:

- 24 shtator 2025 14:59
- Shpërndaje në:

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, ka njoftuar se është hakuar llogaria e TikTok-ut e kryetarit të kësaj komune Qemajl Aliu.

Aliu është duke kandiduar nga radhët e Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Shtimes.   
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të merren masat e nevojshme. 

“Para pak minutash, profili në TikTok i kryetarit të Shtimes, Dr.Qemajl Aliut, i menaxhuar nga ekipi i ngushtë i tij, është hakuar nga persona të papërgjegjshëm. Ky veprim është shkelje e ligjit, dhe ne do t’i drejtohemi organeve të rendit për të marrë masat e nevojshme. Menjëherë pas hakimit, kanë nisur të qarkullojnë disa screenshot-e që qartë nuk përfaqësojnë kryetarin Aliu, figurën, kulturën e diskursin e tij. Ky incident ka ndodhur pak minuta para fillimit të xhirimeve të debatit në KTV, një natë pas debaklit të opozitës në debatin e RTK-së. Qytetarë të nderuar, kjo nuk është hera e parë që po tentohet të përbaltet figura e kryetarit, e adresën e të gjitha këtyre shpifjeve e lojërave të ulëta ju e dini shumë mirë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush me ide e aktivitete politike dhe nuk do të lejojmë manipulime ose orkestrime që tentojnë të dëmtojnë imazhin tonë. VVazhdojmë fuqishëm me punë të mira e transformim të Shtimes”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.  
 

[Lexo përditësimet tjera![zgjedhjet](https://resources.koha.net/images/2025/September/20/c8a0c0af-8f01-46ea-89cb-cbfced52fa24.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dita e 12-të e fushatës</h4>](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dita-e-12-te-e-fushates)

[#Lëvizja Vetëvendosje](https://www.koha.net/tag/levizja-vetevendosje) [#Komuna e Shtimës](https://www.koha.net/tag/komuna-e-shtimes) [#Qemajl Aliu](https://www.koha.net/tag/qemajl-aliu)

Artikuj të ngjashëm

- [![PZAP-ja dënon VV-në me 2,000 euro e PDK-në me 500](https://resources.koha.net/images/2020/November/29/pzap1606658082.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 4 tet 2025 PZAP-ja dënon VV-në me 2,000 euro e PDK-në me 500](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/pzap-ja-denon-vv-ne-me-2000-euro-e-pdk-ne-me-500)
- [![Aliu shpalos programin për Shtimen, derisa hedh akuza në drejtim të Ramusës](https://resources.koha.net/images/2025/September/24/a57444da-1ce1-41cc-86bc-69f46ddc0da9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 24 sht 2025 Aliu shpalos programin për Shtimen, derisa hedh akuza në drejtim të Ramusës](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/aliu-shpalose-programin-per-shtimen-derisa-hedh-akuza-ne-drejtim-te-ramuses)
- [![Kryetarë të komunave nga partitë opozitare kritikojnë Qeverinë](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/4c510cf1-1bb0-4aa2-8eb7-60f48bcb2d75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 1 sht 2026 Kryetarë të komunave nga partitë opozitare kritikojnë Qeverinë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kryetare-te-komunave-nga-partite-opozitare-kritikojne-qeverine)
- [![Kryetarë të komunave protestojnë ndaj Qeverisë: Po na falimentoni](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/b33a3e89-183a-4ffe-a00b-8a8da291f2fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 sht 2026 Kryetarë të komunave protestojnë ndaj Qeverisë: Po na falimentoni](https://www.koha.net/arberi/kryetare-te-komunave-protestojne-ndaj-qeverise-po-na-falimentoni)
- [![Halil Thaçi intervistohet si i dyshuar për shpronësimet në Shipitullë](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/48921cb9-9f3d-4daa-af75-3c8bb1476fe8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 kor 2026 Halil Thaçi intervistohet si i dyshuar për shpronësimet në Shipitullë](https://www.koha.net/arberi/halil-thaci-intervistohet-si-i-dyshuar-per-shpronesimet-ne-shipitulle)

[Futboll.]() [Dy kërkesat e Contes për ta marrë drejtimin e Unitedit](https://www.koha.net/futboll/dy-kerkesat-e-contes-per-ta-marre-drejtimin-e-unitedit)

[Futboll.]() [Woltemade barazon rekordin e Baggios](https://www.koha.net/futboll/woltemade-barazon-rekordin-e-baggios)

[Futboll.]() [Jonesi e sheh Interin fitues të Championsit](https://www.koha.net/futboll/jonesi-e-sheh-interin-fitues-te-championsit)

[Botë.]() [Tajfuni Champi kërcënon Tajvanin, anulohen qindra fluturime](https://www.koha.net/bote/tajfuni-champi-kercenon-tajvanin-anulohen-qindra-fluturime)

[Ekonomi.]() [Eksporti mbulon importin me vetëm 17%](https://www.koha.net/ekonomi/eksporti-mbulon-importin-me-vetem-17percent)

[Botë.]() [Netanyahu urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor pas një sulmi atje](https://www.koha.net/bote/netanyahu-urdheron-mbylljen-e-plote-te-bregut-perendimor-pas-nje-sulmi-atje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Hakohet llogaria në TikTok e kryetarit të Shtimes, Vetëvendosje reagon","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/hakohet-llogaria-ne-tiktok-e-kryetarit-te-shtimes-vetevendosje-reagon","datePublished":"2025-09-24T14:59:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:20:05+02:00","articleSection":"Zgjedhjet lokale","wordCount":242,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, ka njoftuar se është hakuar llogaria e TikTok-ut e kryetarit të kësaj komune Qemajl Aliu.Aliu është duke kandiduar nga r","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/hakohet-llogaria-ne-tiktok-e-kryetarit-te-shtimes-vetevendosje-reagon","keywords":"Lëvizja Vetëvendosje, Komuna e Shtimës, Qemajl Aliu","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/24/d66fa841-7647-4c13-9902-d46e4319f4b0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
