---
description: Kandidati i AAK-së, Shkelzen Komoni, ka shpalosur programin e partisë së tij për fushën e shëndetësisë për zgjedhjet e 7 qershorit.Në debatin “Zgjedhjet në Kohë
title: "Komoni: AAK-ja premton reformë rrënjësore për spitalet rajonale"
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/30/e16c1638-1bdb-4b7a-8b04-bc1c7f676ba3.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet 2026

# Komoni: AAK-ja premton reformë rrënjësore për spitalet rajonale

![Shkelzen Komoni](https://resources.koha.net/images/2026/May/30/e16c1638-1bdb-4b7a-8b04-bc1c7f676ba3.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 maj 2026 22:05
- Shpërndaje në:

- 30 maj 2026 22:05
- Shpërndaje në:

Kandidati i AAK-së, Shkelzen Komoni, ka shpalosur programin e partisë së tij për fushën e shëndetësisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në debatin “Zgjedhjet në Kohë”, Komoni ka thënë se preventiva kombëtare është shtylla kryesore e këtij programi derisa ka përmendur edhe reforma rrënjësore në spitalet rajonale.

“Si Aleancë e kemi programin i cila ka shtyllë kryesore preventivën kombëtare e cila do të ketë digjitalizimin dhe funksionalizimin e mjekësisë familjare, domethënë mbështetje të plotë pavarësisht se a është nivel lokal a parti tjetër, pra në mënyrë të unifikuar”, ka thënë ai.

Komoni tutje ka shtuar se partia e tij parasheh ndryshimin e politikave financiare në mënyrë që të merren barna të sigurta efektive dhe me kosto optimale derisa personeli shëndetësor duhet të motivohet në mënyrë që të mos largohet jashtë vendit, “pra të bëhen politika dhe strategji afatgjate 10-20 vjeçare”.

E derisa ka folur për mungesën e barnave, kandidati i AAK-së ka hedhur akuza në drejtim të LVV-së duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe kurdisje me barna.

“Barnat mungojnë për shkak të keqmenaxhimit, kurdisjeve që janë bërë e zakonisht janë bërë në Klinikën e Onkologjisë. Po rritet buxheti e në qershor po mungojnë citostatikët është punuar para disa viteve në udhëzim administrativ ku thuhet se duhet vetëm barna origjinale jo biosimilare. Sistemi i Sllovenisë, Kroacisë i përdor biosimilare sepse thotë që e merr me kosto më të vogël edhe trajton rreth 100 persona e në sistemin që e kanë këtë trajtohen 10 persona dhe tjerat mungojnë, duhet të hulumtohet çka është bërë në udhëzimin administrativ”, ka thënë Komoni.

[Lexo përditësimet tjera![Çka thonë partitë për shëndetësinë?](https://resources.koha.net/images/2026/May/30/256c93fd-7f6b-460c-9f2a-a6a607f60377.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Çka thonë partitë për shëndetësinë?</h4>](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/cka-thone-partite-per-shendetesine)

[#Shkelzen Komoni](https://www.koha.net/tag/shkelzen-komoni)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vitia pranon se “herë pas here” ka mungesë të barnave në Onkologji](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/c755085c-2fdf-4846-89f2-974f7f710278.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2026 Vitia pranon se “herë pas here” ka mungesë të barnave në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/vitia-pranon-se-here-pas-here-ka-mungese-te-barnave-ne-onkologji)
- [![Ramaj: Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogari në sistemin publik shëndetësor](https://resources.koha.net/images/2026/August/25/d612134b-c56d-415f-ad61-f6d9e0610b0c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 gus 2026 Ramaj: Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogari në sistemin publik shëndetësor](https://www.koha.net/arberi/ramaj-nuk-eshte-e-qarte-se-kush-kujt-iu-jep-llogaridhenie-ne-sistemin-publik-shendetesor)
- [![Komunat subvencionojnë terapitë që pacientët i blejnë vetë, MSH-ja pa mekanizëm rimbursimi](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/32122a6c-56a5-4cf3-84fd-18c3e6dbbc62.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 gus 2026 Komunat subvencionojnë terapitë që pacientët i blejnë vetë, MSH-ja pa mekanizëm rimbursimi](https://www.koha.net/arberi/komunat-subvencionojne-terapite-qe-pacientet-i-blejne-vete-msh-ja-pa-mekanizem-rimbursimi)
- [![Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën](https://resources.koha.net/images/2025/January/31/a7b6b6ae-9e6e-4d07-a718-15391b630c07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) 60 MINUTA 13 kor 2026 Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën](https://www.koha.net/60-minuta-ktv/mungesa-e-barnave-dhe-llogaridhenies-sot-ne-60-minuta-me-besim-kodren)
- [![Gjini: Po punojmë për t’i fituar zgjedhjet](https://resources.koha.net/images/2026/June/03/4e5a14d4-0ae0-4bae-b3a4-edd091803dee.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 3 qer 2026 Gjini: Po punojmë për t’i fituar zgjedhjet](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/gjini-po-punojme-per-ti-fituar-zgjedhjet)

[Botë.]() [Rriten tensionet para zgjedhjeve në Izrael](https://www.koha.net/bote/rriten-tensionet-para-zgjedhjeve-ne-izrael)

[Lifestyle.]() [Një laborator në Kaliforni thotë se ka injektuar për herë të parë te një pacient virusin e projektuar nga AI](https://www.koha.net/lifestyle/nje-laborator-ne-kaliforni-pretendon-se-ka-injektuar-per-here-te-pare-te-nje-njeri-nje-virus-te-projektuar-nga-ai)

[Arbëri.]() [Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/janjiq-lista-e-studenteve-do-ta-pranonte-realitetin-ne-kosove)

[Futboll.]() [Ismajli me Torinon mposhtin Monzan](https://www.koha.net/futboll/ismajli-me-torinon-mposhtin-monzan)

[Showbiz.]() [Burri i Dua Lipës, favorit për ta luajtur James Bondin](https://www.koha.net/showbiz/burri-i-dua-lipes-favorit-per-ta-luajtur-james-bondin)

[Kulturë.]() [As një milion euro për skenën e pavarur, Ministria fundos premtimet](https://www.koha.net/kulture/as-nje-milion-euro-per-skenen-e-pavarur-ministria-fundos-premtimet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Komoni: AAK-ja premton reformë rrënjësore për spitalet rajonale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/komoni-aak-ja-premton-reforme-rrenjesore-per-spitalet-rajonale","datePublished":"2026-05-30T22:05:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:40:09+02:00","articleSection":"Zgjedhjet 2026","wordCount":298,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kandidati i AAK-së, Shkelzen Komoni, ka shpalosur programin e partisë së tij për fushën e shëndetësisë për zgjedhjet e 7 qershorit.Në debatin “Zgjedhjet në Kohë","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/komoni-aak-ja-premton-reforme-rrenjesore-per-spitalet-rajonale","keywords":"Shkelzen Komoni","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/30/e16c1638-1bdb-4b7a-8b04-bc1c7f676ba3.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
