---
description: Rinumërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të përfundojë të premten, më 30 janar.Siç ka mësuar KOHA, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgj
title: Rinumërimi pritet të përfundojë të premten
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/14/d1beb441-62a0-45aa-817c-1e1109657bae.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet 2025

# Rinumërimi pritet të përfundojë të premten

![Rinumerimi](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/d1beb441-62a0-45aa-817c-1e1109657bae.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

- 29 janar 2026 22:14
- Shpërndaje në:

- 29 janar 2026 22:14
- Shpërndaje në:

Rinumërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të përfundojë të premten, më 30 janar.

Siç ka mësuar KOHA, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve presin që procesi të përmbyllet në orët e pasdites.

Sipas përditësimit të fundit deri tash në KQZ, rinumërimi ka mbërritur në më shumë se 93 për qind, apo 2380 vendvotime nga 2557 gjithsej.

Rinumërimi i plotë nisi më 13 janar. Paraprakisht në rinumërim ishin dërguar 10 komuna plotësisht dhe 10 për qind të vendvotimeve në 28 komuna të tjera. Për shkak të manipulimit të madh që u has në rinumërimin e pjesshëm te votat e kandidatëve për deputetë, KQZ-ja vendosi t’i çojë të gjitha komunat në rinumërim të plotë.

Nga procesi që zbuloi manipulimet, dhjetëra kryekomisionerë, në Prizren e Malishevë, përfunduan në paraburgim. Hetime po zhvillojnë edhe prokuroritë në komuna të tjera.

Pavarësisht se u has në manipulime të mëdha, kjo nuk çoi në ndryshim të ulëseve të subjekteve apo edhe emrave të deputetëve të zgjedhur nga numërimi fillestar, te partitë shqiptare.

[#rinumerimi](https://www.koha.net/tag/rinumerimi) [#zgjedhjet](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet) [#28 dhjetor](https://www.koha.net/tag/28-dhjetor)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve, procesi drejt fundit](https://resources.koha.net/images/2026/January/16/3798bf38-6f71-4263-9c0a-c1c5c6b730cd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 29 jan 2026 Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve, procesi drejt fundit](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/rinumerohen-rreth-88-e-vendvotimeve-procesi-drejt-fundit)
- [![Rinumërimi drejt fundit, nxori në pah shumë manipulime](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/6b19232d-4411-4114-9b1d-e88725cabefb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 28 jan 2026 Rinumërimi drejt fundit, nxori në pah shumë manipulime](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/rinumerimi-drejt-fundit-nxori-ne-pah-shume-manipulime)
- [![Përmbyllet rinumërimi, KQZ-ja pret afatet e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/1b83ce93-3aff-410d-9cd8-43a1a6d82492.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 19 qer 2026 Përmbyllet rinumërimi, KQZ-ja pret afatet e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/permbyllet-rinumerimi-kqz-ja-pret-afatet-e-ankesave-para-shpalljes-se-rezultateve-perfundimtare)
- [![Vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/9f8c2908-dddf-49ab-b9b2-236613ffd10f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 19 qer 2026 Vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/vazhdon-rinumerimi-i-9-vendvotimeve-te-fundit)
- [![Rinumërimi i 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit](https://resources.koha.net/images/2026/June/10/0ec9ce16-c1ec-4dc2-894e-6c3884693e8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 15 qer 2026 Rinumërimi i 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/rinumerimi-i-10-te-votave-mund-te-nise-gjate-vikendit)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rinumërimi pritet të përfundojë të premten","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/rinumerimi-pritet-te-perfundoje-te-premten","datePublished":"2026-01-29T22:14:04+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:55:07+02:00","articleSection":"Zgjedhjet 2025","wordCount":191,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rinumërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të përfundojë të premten, më 30 janar.Siç ka mësuar KOHA, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgj","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/rinumerimi-pritet-te-perfundoje-te-premten","keywords":"rinumerimi, zgjedhjet, 28 dhjetor","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/14/d1beb441-62a0-45aa-817c-1e1109657bae.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
