KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Tech

Τραμπ για την επιβράδυνση της ανάπτυξης της Τεχνητής Νοημοσύνης: Ανοίγει το δρόμο για την Κίνα

Ντόναλντ Τραμπ

Φωτογραφία: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se do të zhvillojë një darkë me Dario Amodei, drejtorin ekzekutiv të kompanisë Anthropic, të dielën në mbrëmje. 

Takimi po ndodh në një kohë kur në SHBA është intensifikuar debati mbi nevojën për rregulla dhe masa të reja sigurie për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raportoi Reuters.

Trumpi ka bërë të qartë se nuk mbështet ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale. 

Në një intervistë për Fox News, ai tha se rregullat e reja mund t’i japin Kinës mundësi për të avancuar më shpejt se SHBA-ja në këtë fushë.

“Jemi ndoshta një vit e gjysmë përpara Kinës”, deklaroi Trumpi, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara po investojnë shuma të mëdha në infrastrukturën dhe teknologjitë e lidhura me inteligjencën artificiale.

Amodei ka paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, ndërsa në SHBA është shtuar presioni për ndërhyrje federale pas rasteve të raportuara gjatë testimeve të sistemeve autonome.

Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, tha në një intervistë për NBC se dëshiron të takohet me presidentin amerikan për të diskutuar mbi këtë çështje.

Sipas tij, ligjvënësit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të përfshihen në diskutimin mbi mekanizmat e sigurisë dhe monitorimit të sistemeve të AI-së. 

Gates argumentoi se masa të tilla duhet të jenë të detyrueshme.

Trump, ndërkohë, ka kundërshtuar më parë këto paralajmërime, duke i cilësuar shqetësimet mbi rreziqet e AI-së si të ekzagjeruara. 

Përballë kësaj qasjeje, Gates dhe figura të tjera të industrisë argumentojnë se vendosja e masave mbrojtëse nuk do të pengonte domosdoshmërisht zhvillimin e teknologjisë, ndërsa mungesa e tyre mund të sjellë rreziqe serioze.

Darka e planifikuar mes Trumpit dhe Amodeit pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm në debatin amerikan mbi mënyrën se si duhet të balancohet gara teknologjike me Kinën me nevojën për siguri dhe mbikëqyrje të inteligjencës artificiale.