KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Tech

ΟΗΕ: Η τεχνητή νοημοσύνη θα μπορούσε να αποτελέσει υπαρξιακή απειλή για την ανθρωπότητα

Volker Turk

Φωτογραφία: Associated Press

Inteligjenca artificiale mund të bëhet aq e fuqishme sa të përbëjë kërcënim ekzistencial për njerëzimin, paralajmëroi të hënën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Türk u bëri thirrje kompanive të teknologjisë dhe qeverive që të ndërmarrin masa urgjente për të garantuar sigurinë e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

“Unë ndaj shqetësimet e ekspertëve dhe drejtuesve të industrisë se inteligjenca artificiale e avancuar mund të përbëjë rrezik ekzistencial për njerëzimin”, ka deklaruar Türk, raportoi Reuters.

Ai kërkoi një përpjekje gjithëpërfshirëse për vendosjen e garancive të forta mbi sigurinë e teknologjisë, duke paralajmëruar se masat duhet të merren përpara se të jetë tepër vonë.

Sipas tij, pushteti mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale po përqendrohet në duart e një numri shumë të vogël njerëzish. 

Kompanitë kryesore në fushën e inteligjencës artificiale përfshijnë Meta, Anthropic, OpenAI dhe Google, ndërsa konkurrenca mes tyre për zhvillimin e modeleve gjithnjë e më të avancuara është intensifikuar ndjeshëm vitet e fundit.

Türk kërkoi gjithashtu që shtetet ku zhvillohet inteligjenca artificiale, si dhe vendet që janë pjesë e zinxhirëve të furnizimit të industrisë, të bashkëpunojnë për përcaktimin e “vijave të kuqe” të përbashkëta.

Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së vijnë në një kohë kur shqetësimet për pasojat afatgjata të inteligjencës artificiale po rriten edhe brenda vetë industrisë teknologjike. 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për krijimin e rregullave të harmonizuara ndërkombëtare për të kufizuar rreziqet e inteligjencës artificiale. Në korrik, OKB-ja zhvilloi takimin e parë global të fokusuar në qeverisjen e kësaj teknologjie.