KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Αλλα αθλήματα

Οι παίκτες βόλεϊ του LM και του Κοσόβου υπέστησαν άλλη μια ήττα

Οι παίκτες βόλεϊ του LM και του Κοσόβου υπέστησαν άλλη μια ήττα

Volejbollistët e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje 3:0 në sete në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 
Kosova të shtunën në ndeshjen e dytë të Grupit B pësoi edhe nga Spanja. Në duelin e parë me të njëjtin rezultat humbi edhe nga Greqia. 

Spanjollët të shtunën në “Satte Sports Hall” ishin më të mirë nga fillimi dhe nuk lejuan befasi. 

Setin e parë e fituan 25:15, ndërsa në setin e dytë, Kosova mblodhi 19 pikë. 

Edhe në setin e tretë Kosova nuk arriti të bëj më shumë. Setin e fundit e mbylli me 14 pikë. 

Kosova ndeshjen e parafundit në Grupin B e luan ndaj Egjiptit. Në këtë grup është edhe Turqia. Ndaj Turqisë luan të martën. 

Nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të shtunën janë eliminuar dy përfaqësueset e Kosovës në sportin e padelit. 

επίσης LM, πειστική νίκη των παικτών βόλεϊ εναντίον της Αλγερίας Αλλα αθλήματα LM, πειστική νίκη των παικτών βόλεϊ εναντίον της Αλγερίας

U arrit një fitore, ndërsa u pësuan dy humbje. Kosova e përbërë nga Lavdrim Krasniqi dhe Leotrim Krasniqi, e fitoi ndeshjen e parë ndaj Turqisë 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:3. Te meshkujt më pas në ndeshjen ndaj Shqipërisë në raundin e dytë, Osman Reçica dhe Lorik Rexhepi, u mposhtën nga Shqipëria 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:4. 

Në raundin e dytë humbje pësoi edhe përfaqësuesja e padelisteve. Albiona Gashi dhe Viola Peja u mposhtën nga Egjipti 2:0, 6:0 dhe 6:0.